'Shigjetat' prangosin dy të rinjtë që furnizonin Bllokun me kokainë, sekuestrohen dozat gati për shitje

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona për shpërndarje droge, ndërsa sekuestroi 402.7 gr kokainë, një peshore elektronike dhe një sasi parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Selita”. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat” në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme. Të arrestuarit janë L. T. 33 vjeç dhe V. T. 28 vjeç, të dy banues në  Selitë, Tiranë.

Për dy të rinjtë, policia njofton se ka pasur informacione të marra në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Pasi i vendosën në monitorim, në rrugën “Prokop Mima” policia vendosi të ndërhynte, ku u ndalua për kontroll makina tip “Smart” me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T. Gjatë kontrollit  fizik dhe në banesën e L. T. policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celularë dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë