Shijak, 21-vjeçari kapet me armë pa leje, qarkullonte me makinë me targa të vjedhura

Shijak, 21-vjeçari kapet me armë pa leje, qarkullonte me makinë me targa të vjedhura

Një 21-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia në Shijak pasi qarkullonte me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë zjarri.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

"Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip "Mercedez Benz", i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë "TT", me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale