Shije, lajme ekskluzive dhe personazhet më 'In'/ Gazetarja e dashur e showbizzit pjesë e 'Rreze Dielli' - Suada Daci krah Alban Musës

Shije, lajme ekskluzive dhe personazhet më 'In'/ Gazetarja e dashur e showbizzit pjesë e 'Rreze Dielli' - Suada Daci krah Alban Musës

Emisioni i mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv, këtë sezon të ri vjen me një imazh të ri. Gazetarja e njohur e botës së showbizzit, Suada Daci, do të jetë krah Alban Musës, të dy nën moderimin e emisionit të zgjimit të shqiptarëve.

Pas 12 viteve eksperiencë në botën e medias, për herë të parë Suada do të sfidojë veten me moderimin në një program televiziv. Dy vitet e fundit i është dedikuar emisioneve radiofonike, si drejtuese në emisionet mjaft të dashura për të rinjtë. Por tashmë, Suada, me energjinë që e karakterizon si personazh, ndihet e lumtur në këtë eksperiencë të re për të. "Do të bëj më të mirën krah Albanit dhe zonjës Vjollca. Shije të mirë gatimi, lajmet më të fundit dhe ekskluzive nga personazhet e njohur shqiptarë dhe plot argëtim", shprehet ajo për Shqiptarja.com.

Suada ishte fytyra e re e "Klubit të Mëngjesit", një emision radiofonik i mëngjesit, që siç ajo thotë e ka stërvitur të zgjohet herët. Do të jetë edhe në Report Tv, nga ora 8.45 deri në 10.40 për të nisur ndryshe mëngjeset e teleshikuesve në Report Tv. Origjinale dhe me mjaft stil, Suada thotë se do të bëjë maksimumin e saj për të qenë sa më pranë familjeve shqiptare.

Suada Daci ka punuar në programet më të njohura në vend si “Takimi i Pasdites”, “Opinion”, dhe në televizione si Vizion Plus, Tvsh, Report Tv etj. Së fundit ka qenë kryeredaktore e BeCoffee në e “Diela Shqiptare“ me Bes Kallakun, Erion Isain dhe Osli Bylykun, një ndër rubrikat më të suksesshme.

Hijeshisë së saj nuk do t'i mungojë figura mjaft e dashur tashmë për dashamirësit e "Rreze Dielli". Alban Musa edhe në këtë sezon të ri premton të sjellë plot surpriza, ku nuk do të mungojë humori që e karakterizon. Me Suadën në krah, ai thotë se do ta kenë mjaft të lehtë të "zbërthejnë" personazhet e ftuar dhe të ofrojnë lajme për publikun shqiptar.

Qershia mbi tortë, mbeten recetat e veçanta të gatimit nga zonja Vjollca.

"Bashkohu dhe ti me ritmin tonë çdo ditë nga ora 8.45 deri në 10.40 në "Rreze Dielli" vetëm ne Report TV.

Surprizat i zbulojmë së bashku në shtator...

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet