Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve

Vlorë/Masa të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme fishekzjarrësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës, evidentuan 3 subjekte që tregtonin lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë pa leje dhe, në vijim të veprimeve, nisën procedimin penal për pronarët e tyre, shtetasit F. V., 67 vjeç, E. H., 58 vjeç, dhe A. F., 29 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike. Çdo rast shkeljeje mund të denoncohet në numrin 112 ose Komisariatin Dixhital, me garanci për anonimat dhe reagim të shpejtë.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara