Tregtonin ar të rremë në Tiranë dhe Podgoricë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen 2 italianët në Elbasan! U kapën duke mashtruar një argjendar

Tregtonin ar të rremë në Tiranë dhe Podgoricë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen 2 italianët në Elbasan! U kapën duke mashtruar një argjendar

Floriri i rremë

Një skemë e mashtrimit të dy italianëve ka marrë fund pasi u kapën në flagrancë duke shitur flori të rremë në Elbasan. Ata përzienin floririn me metale të tjera dhe gjatë periudhës qershor-gusht 2022, e kanë shitur me vlerë 200 000 euro në Tiranë dhe Podgoricë.

Italianët që u vunë në pranga në një argjendari në Elbasan pasi ishin duke mashtruar një argjendar janë identifikuar Fortunato Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli dhe Riccardi Gennario, 76 vjeç, banues në Milano.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 italianët që duket se pëlqenin të bënin 'aventura me arin' në Shqipëri dhe Mal të Zi, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/08/2022 01:28

    Nje magnet per te gjitha llojet e arit,perfshi dhe bizhuterite,ose acid nitrik,por jo ne bizhuteri.Keto jane menyrat me te rendomta per te testuar arin nese eshte i vertete,ose jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni

‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni