Shiten me ritëm të frikshëm biletat për derbin, avullon gjysma e ‘Air Albania-s’ në pak orë

Shiten me ritëm të frikshëm biletat për derbin, avullon gjysma e ‘Air Albania-s’ në pak orë

Sot ka qenë dita e parë e shitjes së biletave për ndeshjen derbi Tirana-Partizani, që sipas klubit të Tiranës ka ecur me ritme të çmendura. Në pak orë klubi bardheblu njofton se janë shitur gjysmat e bilateve, që i bie një shifër pak më shumë se 10 mijë.

Më tej thuhet se sot ka patur edhe një takim me policinë e shtetit që ka kërkuar ID për çdo tifoz që do të jenë në stadium, ndërkohë që vetë klubi i Tiranës ka kërkuar një sjellje të qytetruar të mbështetësve ditën e ndeshjes, nisur nga ndodhitë e fundit në sfidën me Kukësin.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore.

Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.

Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse.

Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Cdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Cdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.

Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana - Partizani.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS