Dëbora dhe shiu mbyllin qytetarët në shtëpi, boshatisen tregjet! Në rrugë, vetëm ata me 'arsye të fortë' (VIDEO)

TIRANË - Reshjet e dëborës dhe të shiut në vend, kanë mbyllur qytetarët në shtëpi. Në rrugë ka shumë pak lëvizje, si asnjëherë tjetër, dhe ato janë qytetar që kanë një motiv shumë të rëndësishëm për të dalë nga shtëpia, siç është puna ose ndonjë pagesë të dritave, ujit apo kredie, e cila nuk mund të shtyhet për një afat tjetër.

Shiu ka boshatisur edhe tregjet e qyteteve, ku nuk ka më grumbullime të mëdha njerëzish që nuk ruajnë distancën. Në rrugë shihen edhe shumë pak makina, të cilët kanë marrë autorizim për të qarkulluar.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Më pak qytetarë në rrugë, por pensionistët në Korçë sfidojnë koronavirsuin dhe shiun

Sot në qytetin e Korçës lëvizjet e qytetarëve janë shumë të pakta. Duket se ka rënë ndjeshëm lëvizja e këmbësorëve. Ata qytetarë që janë në lëvizje duket se janë të pajisur me leje, kanë përfunduar pazaret e përditshmërisë, furnizimet me ushqime apo blerjen e barnave dhe nxitojnë për të mbërritur në banese brenda orës të përcaktuar.

Ka dhe një numër të vogël pensionistësh, të cilët dalin sepse janë të vetmuar dhe nuk ka kush iu blen ushqimet apo barnat. Pavarësisht daljes së tyre ata tregojnë ndërgjegjësim sepse nuk dalin pa arsye apo të tregohen të shkujdesur.

Vihet re rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve të Korçës dita ditës sa i përket respektimit të masave dhe lëvizjeve të cilat sot janë rralluar shumë, ndoshta edhe reshjet e shiut kanë ndikuar.

Sakaq forcat e policisë dhe ushtrisë të stacionuara në pika kyçe, por dhe patrullat lëvizëse, monitorojnë situatën, kontrollojnë lejet përkatëse të qytetarëve që janë në lëvizje, por edhe drejtuesit e mjeteve për të parë nëse janë duke shkelur ose jo masat e përcaktuara.

Ora 10:48
Dëbora zbardh rrugët bosh të qytetit të Shkodrës (VIDEO)

Qyteti i Shkodrës është zgjuar mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës. Bora ka zbardhur rrugët e qytetit, ndonëse me intensitet më të ulta. Dëbora, temperaturat e ulëta kanë ndikuar që shkodranët të rrinë në shtëpi në orarin që u lejohen për të dalë për të bërë pazare.

Ora 10:39
Në Fier shiu mbyll qytetarët në shtëpi, bashkia akordon fondin e emergjencës për koronavirusin (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, ashtu si shumë qytete të tjera të Shqipërisë, Fieri është zgjuar nën reshjet e dendura të shiut që kanë kushtëzuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Kjo ka bërë që në tregje të mos vërehet radhë, ndërsa në vetëm në banka mund të shikosh radhë.

Ndërkohë në ndihmë të personave në nevojë nga fondi i emergjencave bashkia e Fierit ka akorduar 25.200.000 lekë të reja.

Ora 10:07
Dëbora 'gëzon' mjekët, në Mirditë harrohet koronavirusi për pak çaste (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm Mirdita është gdhirë në reshjet e dëborës, që kanë zbardhur qytetin. Kjo situatë ka ndikuar edhe te qytetarët të cilët sot nuk kanë dalë në rrugë, në pritje të hapjes së kohës. Gjithsesi në vijim pritet që rrugët të popullohen nga qytetarët, që duhet të nxitojnë për të bërë furnizimet, pasi siç dihet ora 13:00 është afati i fundit kur ata duhet të futën ne shtëpi, si pasojë e masave ndaj koronavirusit.

Sakaq lidhur me reshjet e dëborës nuk raportohet probleme, por siç shihet edhe nga videot disa mjekë të spitalit të Mirditës nuk i kanë rezistuar tundimit për të zbritur në hyrje dhe të parë petkun e bardhë që mundëson dëbora. Një moment shplodhës mëse i merituar për ata të cilët në këtë periudhë po bëjnë punën kolosale në luftën ndaj koronavirusit.

Ora 09:46
Rrugët e Vlorës janë bosh, askush nuk del nga shtëpia për shkak të shiut (VIDEO)

Për shkak të shiut të dendur, qytetarët vlonjat kanë zgjedhur që të qëndrojnë në shtëpi. Rrugët e qytetit janë bosh. Tek-tuk shihet të qarkullojë ndonjë makinë, e cila ka marrë autorizim për të lëvizur.

Ora 08:57
Shiu mbyll në shtëpi lushnjarët, shumë pak lëvizje gjatë orarit të lejuar për pazare (VIDEO)

Reshjet e shiut kanë frenuar daljet masive të qytetarëve lushnjarë këtë mëngjes.

Nga një vëzhgim i Report Tv në terren, qytetarët në këtë ditë të ftohtë, ruajnë distancat sociale teksa ecin në rrugë, por edhe nëpër sportele pagesash dhe bankash.

Ndërkohë, në këtë ditë me shi një numër shumë i vogël qytetarët kanë dalë në treg për të blerë fruta dhe perime, duke dhënë krejtësisht një tjetër panoramë nga ajo që kemi parë në ditët e tjera gjatë orarit të lejuar, kur mblidheshin në grumbullime masive në tregje.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 01/04/2020 14:06

    PER HERE TE PARE PAS 30 VJETEVE ,,shqiptaret po thithin ajer te paster,,,,keto makinat duhen pezulluar fare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq