Shiu shuan zjarret, Braçe: Zoti bëri sërish mrekulli me ne, mbrojti kryeveprën e tij natyrën

Shiu shuan zjarret, Braçe: Zoti bëri sërish mrekulli me ne, mbrojti kryeveprën e tij natyrën

Zjarri në pyjet e Gramshit dje dhe sot

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar i entuziazmuar pasi shiu shuajti shumë prej zjarreve që ishin aktive nga veriu në jug të vendit. Ai falenderon Zotin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen e të mos djegin kullotat ku do të rriten fëmijët e tyre. Zv. kryeministri thotë se do i propozojë qeverisë ashpërsimin e ligjeve deri tek detyrimi që aty ku digjet një pemë zëvendësohet me shumë të tilla e mos të kthehet kurrë në truall ndërtimi.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Zoti bëri sërish mrekulli me ne,
mbrojti kryeveprën e tij natyrën! shiu e ulja e temperaturave
gjatë natës e mëngjesit të sotëm, shuan zjarret nga veriu ne jug, duke shpëtuar mijëra hektarë pyje e kullota mrekulli!
Shihini fotot;
Zjarret një ditë më parë,
shuarjen e tyre një ditë më pas!
Po ne?
duket se zoti e ka humbur betejën me ne,
si qytetarë mbi të gjitha!
Të gatshëm për të vënë zjarrin,
hem si barbarë, hem si të interesuar për një kullotë,
të interesuar për qymyr nga druri, të interesuar për troje të lira; Por edhe si inatçi i madh për atë që ka tjetri apo
më shumë akoma, për atë që ka shteti! Ndaluni njerëz! Po i mohoni fëmijëve tuaj një të tashme e të ardhme të shëndetshme, të gjelbër, ajrin! Ja bëre dëmin tjetrit, edhe shtetit, e nxore mllefin, tani ndalu e mendo c'po i le fëmijëve të tu? Zjarrin? Ti tjetri që ke ndërtuar kudo, ke fituar kudo e gjithçka, nuk u ngope? Mendohu pak;
Aq sa ke ku do i gëzosh, në zjarr? Tua them troç si qytetar i këtij vendi; Unë nuk besoj në ndërgjegjësimin tuaj!
Ndaj po nxis çdo agjenci ligjzbatuese të hetojë çdo rast zjarri, posaçërisht në pyje, deri në fund e fundi nuk është zjarrvënësi por përfituesi; Ndaj do i propozoj qeverisë ashpërsimin e ligjeve deri tek detyrimi që aty ku digjet një pemë zëvendësohet me shume të tilla, kurrë nuk kthehet në truall ndërtimi! Sot në darkë ka shi përsëri!
Faleminderit Zot edhe për ketë! Faleminderit edhe çdo shërbyesi të shtetit, zjarrfikës, ushtarake etj që luftuan me zjarret javën e fundit; NUK KA MBARUAR, DO JEMI BASHKE PRAPE!
VO: fotot e djeshme e të sotme në pyjet e Gramshit

Kujtojmë se ditën e djeshme, Braçe reagoi ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri duke theksuar se vënia e qëllimshme e zjarreve është e udhëhequr nga interesa biznesi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bredhi: 05/08/2020 21:03

    Oburra dhe futini zjarrin prape ju te rilindjes. Zoti fik e ju ndiz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë