Shkaktoi humbje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, arrestohet në Mal të Zi 'mbreti' koreano-jugor i kriptomonedhave

Shkaktoi humbje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, arrestohet në Mal të Zi 'mbreti' koreano-jugor i kriptomonedhave

Do Kwon

‘Mbreti’ i kriptomonedhave, është arrestuar në Malin e Zi. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm Filip Adiq i cili tha se shtetasi i Koresë së Jugut, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i ‘Therraform Labs’, me bazë në Singapor është ndaluar në aeroportin e Podgoricës në tentativë për të kaluar me dokumente të falsifikuara.

“Ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara”, pohoi ministri.

Ai kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori. Më herët dyshohej se ai fshihej në Serbi. Ai është një nga të arratisurit më të kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Seulit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion