Shkaktoi panik me breshërinë e kallashnikovit, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

Shkaktoi panik me breshërinë e kallashnikovit, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

Një 23-vjeçar në Pukë është arrestuar nga policia pasi në fshatin e tij ka qëlluar me armë tip kallashnikov duke krijuar panik të banorët. Shtetasi me inicialet B. Gj, për arsye ende të paditura, ka gjuajtur me armë në Gojan i Madh, Pukë.

Pas marrjes së informacionit policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe më pas arrestimin e tij, duke i sekuestruar në cilësinë  e provës materiale edhe armën e tipit kallashnikov.

Tashmë çështja do të shkojë në prokurorinë e Pukës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale