Shkarkimi i Dollapajt dhe Canit nga Vettingu/ Mbyllet gara për vakancat në KLP, aplikuan 5 prokurorë (Emrat)! COVID ndikon në proces, pritet një miratim nga Komiteti i Ekspertëve

Shkarkimi i Dollapajt dhe Canit nga Vettingu/ Mbyllet gara për vakancat në KLP, aplikuan 5 prokurorë (Emrat)! COVID ndikon në proces, pritet një miratim nga Komiteti i Ekspertëve

Besnik Cani dhe Arben Dollapaj

Mbyllet gara për vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi për shkak të Vettingut të Arben Dollapajt dhe Besnik Canit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se për dy vendet bosh për zëvendësimin e Dollapajt dhe Canit kanë aplikuar 5 prokurorë.

Prokurorët që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin në përfundim të afatit të përcaktuar janë: Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës; Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat; Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. Kandidatët janë 2 nga prokuroria e Vlorës, 1 nga Durrësi, 1 nga Berati e një nga Tirana. Brenda javës pritet që prokuroria e Përgjithshme të nxjerrë datat e votimit sipas prokurorive.

Plotësimi i vakancave të krijuara ishte parashikuar që të bëhej që në muajin nëntor, por Prokuroria e Përgjithshme pezulloi aplikimet, pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura, e për pasojë procesi u shty në kohë. Aktualisht KPL-ja ka 9 prokurorë, nga 11 që duhet të ketë.

Cani u shkarkua nga posti i prokurorit për shkak të problemeve me pasurinë, vendim i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je. Për të njëjtin shkak, për probleme me pasurinë u shkarkua edhe Arben Dollapaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Vakancat në KLP/ Këto janë 5 kandidatët që kanë aplikuar, prokurorë nga 4 qarqe (Emrat)

Sot është mbyllur gara për vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi për shkak të Vettingut të Arben Dollapajt dhe Besnik Canit.

5 prokurorët që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin  në përfundim të afatit të përcaktuar janë:

Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                    

Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;

Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Tiranë, 05.01.2021. Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm në dt.23.12.2020 bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 

Në përfundim të afatit të përcaktuar datë 31.12.2020, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 5 prokurorë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                    

Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;

Z. Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Znj. Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme po merren të gjitha masat që organizimi i mbledhjes së prokurorëve dhe e gjithë procedura e votimit për anëtarët e KLP-së të zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke shmangur përhapjen e COVID-19.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar paraprakisht Komitetit Teknik të Ekspertëve për të miratuar organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve në mjediset e Pallatit të Kongreseve me një kapacitet optimal për zhvillimin e mbledhjes së prokurorëve. Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik