Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari kthehet sërish në duart e Komisionerit Ilirjan Celibashi. Më 21 maj ky i fundit, me një vendim të paprecedentë, hoqi dorë nga shqyrtimi i çështjes për shkarkimin duke pranuar kërkesën e avokatit të ish kandidatit të opozitës në Kuçovë, Lefter Maliqit.
Por këta të fundit ndërruan mendje dhe vunë në lëvizje Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të zhbërë vendimin e Celibashit.
"KAS të vendosë prishjen e vendimmarrjes së celibashit. Edhe tërheqja e tij u bë për zvarritje", tha avokati i Maliqit.
Vendimin për të detyruar Celibashin të shqyrtojë në themel mandatin e Hajdarit dhe të marrë një vendim mbi të, KAS e mori unanimisht.
"Komisioneri ka detyrim ta shqyrtojë në themel kërkesën", tha Ilirjan Rusmajli, anëtar i KAS
Por, vetë Kreshnik Hajdari, i pranishëm në mbledhjen e KAS, tha se shqyrtimi në KQZ nuk ka objekt, përsa kohë SPAK e ka dënuar për fshehjen e dënimit në Greqi dhe dënimi tashmë është shlyer.
"Dënimi konsiderohet juridikisht I paqenë, rezultoj me statusin I padënuar", tha Hajdari.
Hajdari u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove.
Kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës, vetëm 17 vjeç. Ky mosdeklarimi në formular i ka kushtuar një betejë të gjatë politike me opozitën, e cila prej më shumë se 3 vitesh kërkon t’i hiqet mandati.
Komente







Ky eshte scandal te denohet tjetri per kalim te paligjshem dhe ai moter q...i...rrr..maliqi do te behet kryebashkiak sepse eshte denuar!po ka vjedh ka vrar ne te semes te vej por jo per kalim kufiri o alabak maliqi o zorraxhi!
PërgjigjuTurp, kjo lloj demokracie, me keq se persekutimi ne kohen e diktatures!!
Përgjigju