Shkarkimi i Metës? Majko: Ambiguiteti ynë për të ka dy arsye

Duket se PS e ka harruar procesin e shkarkimit të Presidentit Meta dhe se shpesh është vënë re një ngrohje e marrëdhënieve mes saj dhe Presidencës, por për ministrin Majkon dy janë arsyet pse mazhoranca është e lëkundur në shkarkimin e tij. 

Majko tha në 'Repolitix' se ambiguiteti pse nuk po vendoset për shkarkimin e Presidentit Meta, janë dy: e para që PS nuk mund të godasin sistemin në momentin ku vendi nuk ka ende funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë dhe e dyta se presidenti Meta është një produkt i PS.

"Nëse ka një lloj ambiguiteti nga PS  dhe vjen natyrshëm se Ilir Meta është zgjedhja jonë dhe me votat tona është vendosur në krye të Presidencës. Sot që flasim jemi në kushtet ku nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë e Lartë dhe në këtë këndvështrim ne nuk kërkojmë të godasim sistemin me veprimet tona. Pra qëndrojnë dy ambiguitete, e para marrëdhënia jonë me sistemin që prevalon se ka të bëjë nga siguria kombëtare dhe balanca e sistemit shtetëror ku presidenti ka një rol të veçantë dhe e dyta se Meta është produkt i yni", tha Majko.

Ministri i Diasporës shtoi gjithashtu se Presidenti është simbol i unitetit kombëtar, por se 'Ilir Meta po bën opozitë dhe ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetë opozitën duke plotësuar vakuumet e lëna prej saj."


Lajmi kryesor:

'Zgjedhorja'/ Majko: PS do votojë marrëveshjen e arritur me dakordësinë e ndërkombëtarëve! Në këtë fazë, ndryshimet Kushtetuese nuk realizohen


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë