Shkarkimi i Metës/ Reagon Vasili: Boll me këto letyra moniste

Shkarkimi i Metës/ Reagon Vasili: Boll me këto letyra moniste

Ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar së fundmi në lidhje me kërkesën e PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Rilindja për faqe të zezë, do që të bëhet edhe Gjykatë Kushtetuese!”- ka shkruar Vasili në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ai ka kujtuar tërheqjen nga zgjedhjet për Kryetar Bashkie të kryeministrit Edi Rama në Kavajë në 5 maj, kjo vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve.

"Edi Rama vendosi të terhiqet nga zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kavajë në 5 maj vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve që mbaheshin në datën 7 maj. Zgjedhjet u anulluan nga KQZ pa pasur asnjë datë të re të dekretuar të zgjedhjeve."- deklaron Vasili.

Postimi i plotë:

Rilindja për faqe të zezë, do që të bëhet edhe Gjykatë Kushtetuese!!

Rilindja është karandisur "O lale kros o lale kros vetë shkruan e vetë vulos".

Rilindja vendos edhe për zgjedhjet dhe interpreton kushtetuten dhe merr vendime në emër të Gjykatës Kushtetuese të cilën po vetë e sabotoi, e shkatërroi dhe nuk e ngriti.

Disa fakte.

Rilindja qan për mandatin 4 vjeçar të të zgjedhurve vendorë.

Qesharake.

Edi Rama ishte zgjedhur kryetar bashkie në tetor 2003 ndërsa për shkak të tij zgjedhjet u shtynë më shumë se 4 muaj dhe u zhvilluan në shkurt 2007.

Po kjo s'ka rëndësi dhe qenka e ligjshme se e kërkoi Edi Rama.

Edi Rama vendosi të terhiqet nga zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kavajë në 5 maj vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve që mbaheshin në datën 7 maj.

Zgjedhjet u anulluan nga KQZ pa pasur asnjë datë të re të dekretuar të zgjedhjeve.

Dekreti i presidentit Nishani për zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë ka dalë vetëm 2 javë më vonë pikërisht në 21 maj.

Rilindja nuk u qa as për këtë,sepse po e kërkoi Edi Rama është e ligjshme të tjerat jo.

Boll me këtë strategji që kërkon të vjedhë 61 bashki në tavolinë.

Boll me këto letyra moniste.

Boll me këto shpifësira, që kërkojnë të kthejnë partinë shtet.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari: 17/06/2019 13:04

    Jane nxire e jane sterrosur keta te LSI,prandaj kane arritur ne 3% mbeshtetje popullore as pragun e votimit nuk kalojne,kane dale ashtu sic jane hileqar,hajdut,e te ligj.

    Përgjigju
  • Goma: 17/06/2019 12:41

    Hajde ti or "filiz" demokracie, Meta ne rruge me Gruan, boll me dy Pozicione, edhe kryetar i LSI dhe President. Nuk do ja hedhe si me greven e urise, shpresojme qe te gjendet nje rruge ligjore per Kaseten Prifti ku FBI e njohu si origjinale dhe "klinika ufo apo kristal" e quajti te modifikuar

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP LEKA [ KEPI ]: 17/06/2019 12:09

    O petrit qen vasili lëtyra e ksaj kore toke je ti o qeni i manush wc myftiut. Ti o klyshi manushit je monist ty ta hoqi vizën SH. B. A pse ta hoqi vizën AMERIKA apo dhe AMERIKA është moniste o klysh i manush wc. Hajt se laku po ju ngushtohet o bur qelbësirr.

    Përgjigju
  • Tit Vasili: 17/06/2019 12:04

    Boll do te thote boll se na cate t..pin,LSI nje parti dhjeramane me drejtues funderrina,beni nje sondazh e do shikoni sa ju duan ne popull,sondazhet fatmiresisht nuk blihen.

    Përgjigju
  • Daja Like: 17/06/2019 12:00

    Po ik o kellire se na cave menderen,ti Like kryehajduti,e Mona injorantja kujtoni se e gjithe bota rrotullohet rreth jush,jeni funderrinat dhe turpi i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Ben: 17/06/2019 11:55

    Ik or idiot calibri.

    Përgjigju
  • Populli: 17/06/2019 11:54

    PD-LSI jane letyrat e ketij vendi,Ilir Meta dhe Sali Berisha duhet te shkojne para drejtesise per sa i kane bere ketij populli,per vjedhjet marramendese e per intrigat e tyre ne dem te ketij vendi,te cosh vendin ne katastrofe me dredhi e poshtersi eshte e pafalshme dhe veper penale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë