Lirohen drejtuesit e 'Burgjeve' dhe AKU-së, ja emrat e rinj që i zëvendësojnë

Lirohen drejtuesit e 'Burgjeve' dhe AKU-së, ja emrat e rinj që i zëvendësojnë

Stefan Çipa dhe Agim Ismaili

TIRANE-Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Stefan Çipa, ndërsa në vendin e tij është emëruar Agim Ismaili, i cili më parë ka qenë drejtor i AKU-së.

Report Tv mëson se Çipa është emëruar në krye të Entit Kombëtar të Banesave pas lirimit nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa në vendin e Agim Ismailit ne drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është caktuar Agron Hetoja, ish-kreu i KESH-it, i shkarkuar pak ditë më parë.

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos (lexo këtu), i cili u shkarkua nga ministrja Gjonaj, ndërsa më pas u prangos në datë 21 tetor po të vitit 2018. Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa u kap nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime (lexo këtu).

Por pas 5 muajsh, u lirua edhe zëvendësuesi i ish-deputetit të PS-së. Stefan Çipa ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, ai qenë më parë kryebashkiak i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002, ndërsa tashmë pas postit të drejtorit të Burgjeve do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aku: 06/02/2019 16:28

    Nderrime, jo shkarkime, pra te korruptuarit duhet te vazhdojne te vjedhin po ne nje tjeter karrike. Turp. Heto hajduti nga keshi tek preshi.. Nuk paska te tjere as ps as shqiperia? Mos mashtroni kot

    Përgjigju
  • Sarandjotja: 06/02/2019 16:00

    Stefan Çipa eshte nje nga personalitet me te pastra te politikes shqiptare. Kudo ku ka punur ka dale kryelarte dhe I pakoruptuar. Detyra e re eshte e mbytur ne probleme ndaj the Rama vuri Cipen qe te filloje rinovimin. Suksese Stefan ke te thone cfare te duan dhe kush te doje , Ti je nje personalitet I fuqishem kombetar.

    Përgjigju
  • Lexues: 06/02/2019 10:17

    Cjane keto emrime leshi..nga burgjet te bansesat

    Përgjigju
  • Tefa: 06/02/2019 08:39

    E ky gagaci i PS nuk la karrike pa ndrruar Turp i madh kush e ve ne pune kete injorant te korruptuar Ky i nxjerr lengun karrikes per perfitime personale 19 shtepi ka ne Tr 5 ne Sr I lidhur me krimenele fitoi votat ne sr

    Përgjigju
    • Sarandiotja: 06/02/2019 16:02

      Ti je nje idiot I tere qe flet keshtu per nje zotni si Çipa

  • Alo?!!! Behari jam!: 06/02/2019 07:45

    Normal!! T`i jepet leje Safet Bajrit te dale dhe te beje show neper varreza me eskorta shteti dhe private eshte njelloj sikur ti futesh nje gjilpere ballonit me te cilin po fluturon.....

    Përgjigju
    • Vjeshta: 06/02/2019 16:05

      O Behar, Ti ka marre mend dimri I ftohte. Njeriu me zemer te madhe e tregon veten. Stefan Cipa eshte njeri me rradhe te pare pastaj drejtor dhe politikan. Po ku merre veshe Ti o I pashpirt

    • Jsmi: 06/02/2019 10:19

      Bravo EdDrama karrike per kete te paafte gjete Ky e ka bythen vetem per kolltuqe Ja ke peshuar sa tru ka?? Per pazare po ja merr tere rilindasve te tu

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet