Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi! Ja kush e zëvendëson

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi! Ja kush e zëvendëson

Elvis Koçi dhe Iris Ago

TIRANË- Iris Ago do të jetë drejtoresha e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ajo zëvendëson në këtë post, Elvis Koçin, i cili është larguar nga kjo detyrë për motive që ende nuk dihen.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave. Vendosi: 1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", thuhet në VKM. 

Elvis Koçi mbante këtë detyrë prej disa vitesh. Ai Koçi u emërua në si drejtor i këtij institucioni gjatë periudhës kur ministria e Financave drejtohej nga Anila Denaj, ndërsa u shkarkua me propozimin e Delina Ibrahimajt, që drejton Ministrinë e Financave.

Kush është Iris Ago?
Iris Ago ka lindur në Tiranë 1987. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë-Kontabilitet gjatë periudhës 2005-2009, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor VITET, pranë Universitetit Europian të Tiranës, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime.

 Që prej muajit Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga 2020 deri më 2021. Gjatë periudhës 2017-2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga 2016-2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.Ago ka ushtruar profesionin e saj si konsulente financiare, koordinatore dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme në sektorin privat prej 2009 – 2016. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kampioni: 25/06/2022 17:37

    Pjeshkezim i Adminitsrates deri ne limit,korrupsion ne maksimum.

    Përgjigju
  • Tiro: 23/06/2022 06:34

    Cv klasike patronazhiste. Turp i madh

    Përgjigju
  • Mjerrim: 22/06/2022 22:25

    Hajde cv hajde...ps...ps....ps dhe vetem ps. Turp

    Përgjigju
    • Nosi: 23/06/2022 05:29

      Hajdute me license.

  • Fiqia: 22/06/2022 19:36

    Pjeshkezimi i Administratës...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Beleri kandidat për eurodeputet i Mitsotakis, ironia e Brahos: Do ta nderojë Greqinë! Një hajdut e vrasës që zgjidhet në PE

Beleri kandidat për eurodeputet i Mitsotakis, ironia e Brahos: Do ta nderojë Greqinë! Një hajdut e vrasës që zgjidhet në PE