Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi! KPK e gjen me probleme në kriterin e pasurisë

Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi! KPK e gjen me probleme në kriterin e pasurisë

Dritan Gripshi në KPK, foto Birn

Shkarkohet nga detyra prokurori i Beratit, Dritan Gripshi. Vendimi u mor sot (27 mars 2024)  nga trupa gjykuese e KPK-së e  kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu relator, Roland Ilia anëtar.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Gripshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Shkarkim nga  detyra të subjektit të rivlerësimit z. Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Berat" thuhet në njoftim.

Gjatë seancës dëgjimore të 25 marsit trupi gjykues I kërkoi shpjegime lidhur me mungesën e burimeve dhe dyshimeve për veprime fiktive me qëllim justifikimin e burimeve të shpenzimeve të mëvonshme, si dhe për gjetjet në kriterin profesional për moskryerje dhe zvarritje hetimesh.

Gripshi gjatë seancës së zhvilluar sot, pas komunikimit të vendimit reagoi, duke theksuar se provat e dorëzuara prej tij nuk paskan pasur asnjë vlerë.

Karriera e Prokurorit

26.03.2021 - 27.03.2024 - Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

• 2008 - aktualisht - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

• 2007 - 2008 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

•16.09.1996 - 2007 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim