Shkarkohet nga vettingu gjyqtarja e 'Tik Tok' Enkeleda Kapedani! Probleme me pasurinë, figurën dhe përgatitjen profesionale

Shkarkohet nga vettingu gjyqtarja e 'Tik Tok' Enkeleda Kapedani! Probleme me pasurinë, figurën dhe përgatitjen profesionale

Enkeleda Kapedani

Enkeleda Kapedani, gjyqtarja të cilësi iu publikuan video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.  Vendimi është marrë me votim 2 me 1 nga trupa e KPK. Kapedani ka dalë me probleme në të tria kriteret e vlerësimit. 

Kapedani dyshohet se sipas disa gjetjeve të ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’. Në seancën e në KPK gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për një gjetje të ONM për dënimin e një personi tjetër të lidhur në Itali për krim të organizuar. Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte shpallur më parë në kërkim policor, pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër pas një konflikti pronësie.

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, cila ishte protagoniste në media në maj të vitit për shkak të publikimit të disa videove në Tik-Tok, të realizuara në zyrë, doli para KPK që në janar. Në lidhje me skandalin e publikimit të videove në Tik Tok, gjyqtarja është shprehur se ajo është ndjerë përgjegjëse dhe se është vetëofruar të ndëshkohet përballë kolegëve, por theksoi se organet kompetente, kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Sipas saj, për videot ka dhënë një vendim KLGJ, që e pezulloi nga detyra, dhe se për këtë ajo nuk mund të gjykohet dy herë.

Në lidhje me videot e TikTok, Inspektori i Lartë i Drejtësisë pranoi ndjesën e gjyqtares për publikimin e videove, duke vendosur ndaj saj masën  disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ha f*ara tani: 18/05/2022 14:54

    Ku shkon me ket syrrat si spec i pazhvilluar hahaha

    Përgjigju
  • Fadili: 18/05/2022 11:35

    Kjo nuk ka probleme me pergatitjen profesjonale vetem ka ngaterru profesjon

    Përgjigju
    • Bravo fadil: 18/05/2022 13:36

      Ka ngaterru profesion , te shkojn tesh te bajn ndonje klip me don xhonin e mandin e nishtulls me arme ne dore. Si nuk ka turp njeher me ato video gjith kjo gru edhe sikur mos te ishte gjykatse

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite