Shkatërrohet banda e drogës në Gjermani dhe Belgjikë,17 shqiptarë të arrestuar! Europol sekuestron 700 mijë euro dhe mbi 20 kg drogë

Një operacion i Europolit ka çuar në pranga 17 shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete. Gjatë operacionit të shtrirë në Gjermani dhe Belgjikë, me pjesëmarrjen e mbi 300 forcave policore, sipas njoftimit zyrtar janë sekuestruar mbi 700 mijë euro dhe 20 kilogram drogë.

Veprimet operacionale kanë nisur në datën 25 maj, ku forcat e angazhuara kryen një sërë bastisjesh të njëkohshme në të dy vendet ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal të strukturuar në familje, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Operacioni është drejtuar nga një qendër komanduese e vendosur në Bruksel, të cilët qëndruan në kontakt me me oficerë të Europolit në terren. Në njoftimin e organizatës policore europiane thuhet se 15 persona u arrestuan në Belgjikë dhe dy  në Gjermani.

Të arrestuarit kishin ngritur një plantacion të brendshëm për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa oficerët u sekuestruan edhe 15 kilogramë kanabis, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë, 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje të fshehta për transportimin e drogës dhe tri armë zjarri.

Sipas Europol, hetuesit zbuluan se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani me automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara. Lënda narkotike më pas shpërndahej në të gjithë Evropën pasi organizata kriminale ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe kokainës. Europoli tha se mbështeti këtë hetim duke ofruar ekspertizë të përshtatur dhe mbështetje të gjerë me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivel ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve për çmontimin e të gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.

Rezultatet e ditës së aksionit

  • 26 kërkime pronësie (21 në Belgjikë, 5 në Gjermani)
  • 17 arrestime (15 në Belgjikë, 2 në Gjermani)

Konfiskimet përfshijnë: 

  • Një plantacion i brendshëm i kanabisit 
  • 15 kilogramë kanabis 
  • 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë
  • 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje profesionale të fshehura 
  • 3 armë zjarri
  • Mbi 700 000 euro në para të gatshme 

Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në hetim:

•     Gjermani : Policia gjermane në Bielefeld dhe Paderborn
•     Belgjikë : Policia Gjyqësore Federale në Bruksel dhe Zyra e Gjykatës dhe Prokurorisë Hetuese e Brukselit

1685179252_page.jpg

 

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 27/05/2023 15:57

    Ky shte brezi i demojracis. Po mushen burgjete me ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg