Pas një hetimi 2-vjeçar, Policia në Belgjikë ka shkatërruar një grup kriminal që drejtohej nga mafia shqiptare. Operacioni u ndërmor ditën e sotme dhe 18 persona u arrestuan. Nga operacioni u sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash. Gjithashtu janë konfiskuar llogari bankare me vlerë afro 70,000€, si u sekuestrua edhe një orë Rolex.
21 kontrolle janë ushtruar ditën e sotme dhe policia mundi të sekuestrojë 600 rrënjë kanabis dhe 800 gramë kanabis. Sera e kanabisit u zbulua në Verviers në Belgjikë. Prokurori Publik i Lièges tha se në operacion janë përfshirë 160 policë.
“Ky operacion u krye me mbështetjen e njësive speciale të policisë federale, PJF-ve të Luksemburgut dhe Charleroi, zonave policore të Ans/St Nicolas, Grâce-Hollogne/Aëans, Famenne-Ardennes, njësitë federale”, tha ai.
21 kontrollet u kryen në Liège, Seraing, Saint-Nicolas, Grâce-Hollogne, Jemeppe, Verviers, Marche-en-Famenne, Houffalize dhe Morlanëelz dhe u arrestuan 18 persona. Dërkohë është prerë urdhër-arresti për 5 persona të tjerë. Prokurori tha se ky aksion vërtetoi ekzistencën e trafikut të drogës që ky grup kriminal bënte prej të paktën një periudhe 4-vjeçare.
Çfarë u sekuestrua?
– 800 gramë kokainë
– Pajisje për paketimin dhe shitjen e kokainës (peshore, thasë për doza, makinë ambalazhimi me vakum, pres, etj.)
-600 rrënjë kanabis
-33 automjete me vlerë 300 mijë euro
– 30 mijë euro cash
-Llogari bankare me vlerë rreth 70 mijë euro
-Një orë Rolex dhe aksesorë të tjerë luksi
– dokumente false italiane dhe sllovene
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.9%
-
Jo
78%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 449
Lajme të tjera
-
Në Belgjikë mund të ndryshosh gjininë në çertifikatën e lindjes sa herë të duash
6 Qershor, 14:39
-
Lezhë, gjenden të kultivuara në fshatrat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç 694 bimë kanabisi, ende nuk dihen autorët
6 Qershor, 11:49
-
Operacion kundër trafikut të drogës e armëve në disa vende të BE-së, lëshohen 25 urdhër-arreste! Sekuestrohen 3.8 mln euro pasuri
5 Qershor, 09:19
-
Malësi e Madhe, kultivuan 116 bimë kanabis në fshatin Vukpalaj! Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij
4 Qershor, 10:55
-
Ishte fshehur në kontejnerët me banane që kishin mbërritur nga Ekuadori, sekuestrohet 160 kg kokainë në portin e Selanikut me destinacion Shkupin
3 Qershor, 10:51
-
VIDEO/ Velipojë, zbulohen 6 sera me kanabis, policia 'kap mat' kultivuesit! Parcela dhe në Lezhë, Mat e Krujë
3 Qershor, 10:28
-
Shkakton kanabisi depresionet apo depresionet bëjnë që të përdoret kanabisi?
2 Qershor, 13:13
-
Monitorimi ajror zbuloi mbi 2600 rrënjë kanabis! Report Tv siguron itinerarin, avioni ‘skanoi’ nga ajri në mëngjes, policia i asgjësoi në mesditë
1 Qershor, 17:21
-
Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 2583 bimë kanabis në disa fshatra! Autorët nuk dihen ende
1 Qershor, 16:45
-
Operacion anti-drogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër! Asgjësohen 6262 rrënjë kanabisi
31 Maj, 13:45
-
VIDEO/ Goditet grupi kriminal i pastrimit të parave, 33 të arrestuar në Itali dhe Spanjë, mes tyre 10 shqiptarë! Sekuestrohen 18.5 milionë euro pasuri
31 Maj, 10:29
-
U arrestua për trafik kokaine në Zvicër, pas tre vitesh shqiptari ‘thyen heshtjen’ dhe flet me emra për organizatën kriminale: Kërcënuan familjarët e mi
31 Maj, 09:51