Katër shqiptar, të dyshuar si anëtar të një grupi kriminal të trafikimit të parave nga Britania drejt Shqipërisë, janë arrestuar nga autoritetet britanike.
Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill, pas një seri bastisjesh të koordinuara që nisën me arrestimin e një shqiptari 48-vjeç në Dover.
Përafërsisht 200 mijë paund, (rreth 235 mijë euro) u sekuestruan në automjetin e tij, i cili ishte nisur rrugës për në Shqipëri. Dy persona të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, Londër, me rreth 150,000 £ në makinën e tyre.
Arrestimet vijnë pas një hetimi dy vjeçar. Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Channel në Folkestone, Kent.
Brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjella në pako të ndryshme. Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150 mijë paund të tjera në para. 34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, pasi oficerët i zbuluan mbi 20 mijë në makinën e tij.
Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 pound të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi. Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën, por u liruan me kusht. 22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.1%
-
Jo
17.7%
-
Nuk e di
58.2%
Vota total: 10368
Lajme të tjera
-
Nga sot Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda
29 Prill, 08:26
-
Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda
28 Prill, 18:33
-
Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë
28 Prill, 10:31
-
Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë
26 Prill, 21:56
-
Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona
24 Prill, 16:23
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'
23 Prill, 20:12
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, fluturimi i parë brenda 12 javësh! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë
23 Prill, 10:48
-
Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri
21 Prill, 18:41
-
Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes
16 Prill, 17:50
-
Raporti: Shqiptarët, ‘skllavë modernë’ në Angli! Prostituohen, detyrohen të lypin, vjedhin dhe të shesin drogë
10 Prill, 17:23
Cunat e Londres se Rames!
Përgjigju/Dhurate/ ne kohen e duhur per Sejkot me shoke, qe thone qe interesi bankar e turizmi kane ndikuar ne forcimin e lekut dhe thone qe s'ka problem.Me te vertete?! Gjithe keto shuma dhe keto u kapen,por sa nga keto kane kaluar pa u kapur as nga keta,as nga ne?! E permbytet tregun shqiptar te monedhave.
Përgjigju