Shkatërrohet rrjeti global i 63 mijë pedofilëve/ Shpëtohen 50 fëmijë, më i vogli 15 muajsh!

Shkatërrohet rrjeti global i 63 mijë pedofilëve/ Shpëtohen 50 fëmijë, më i vogli 15 muajsh!

Një rrjet abuzimi seksual i fëmijëve që vepronte në internet është shkatërruar nga Interpol. 50 fëmijë janë shpëtuar, më i vogli vetëm 15 muajsh. Ky rrjet pedofilësh operonin në SHBA, Tailandë dhe Australi, e ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona. Sipas Interpolit, ky grup kishte një faqe interneti me rreth 63,000 përdorues në mbarë botën, ku çdo javë u publikonin materiale të reja abuzive. Këto lloj faqesh nuk mund të gjenden nga motorët e kërkimit dhe përdoruesve u nevojiten adresa specifike URL për të hyrë në to.

Fëmijët josheshin nga ushqime të mira dhe akses në internet
Administratori i faqes në provincën Surin të Tajlandës - Montri Salangam i joshi fëmijët duke u ofruar fëmijëve ushqim, akses në  internet dhe lojëra të shumta, duke i marrë në shtëpinë e tij. Një nga viktimat e tij, ishte edhe vetë nipi. Ai u arrestuar në janar të vitin 2018. Në faqen e internetit të administruar nga japonezi, u zbulua një lidhje me një tjetër faqe në Astrali që drejtohej nga Ruecha Tokputza. Viktimat e para u identifikuan në nëntor 2017, ku u pasuan me arrestime në Tajlandë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara. Nga pajisjet e konfiskuara u zbuluan 850,000 imazhe dhe fotografi video ku shfaqeshin fëmijë të moshës nga 15 muajsh deri në 12 vjet. Dy abuzuesit janë dënuar për krimet e tyre.


Hetuesit në një takim para arrestimeve të janarit 2018

Arrestimi i dy "kokave" të rrjetit në Tajlandë dhe Australi
Në qershor të viti të kaluar gjykata Thai në Tajlandë dënoi me 46 vjet burg me akuzat për përdhunim të fëmijëve, trafikimin e qenieve njerëzore, zotërimin dhe shpërndarjen e materialeve abuzive seksuale të fëmijëve Montri Salangam. Dënimi i tij u zvogëlua më vonë në 50 vjet, ku dhe duhet të paguante pesë viktimat me 14 mijë euro kompensim secilit.

Më 17 maj, australiani Tokputza u dënua me 40 vjet e tre muaj burg - dënimi më i gjatë i vendosur ndonjëherë në Australi. Ai u përshkrua nga një gjykatës australian si "makthi më i keq i çdo fëmije" dhe "tmerri i çdo prindit".


Zyrtarët duke mbledhur prova në shtëpinë e Salangam

Hetimet
Përveç 50 viktimave të identifikuara tashmë, policia beson se ka ende 100 të tjerë që kanë pësuar abuzim seksual. Hetuesit aktualisht janë duke u përpjekur të bëjnë identifikimin e tyre.

Nga hetimet e sigurimit të brendshëm të SHBA (HSI) në Bangkok, Operacioni i quajtur "Blackwrist" ka çuar gjithashtu në katër arrestime në Virxhinia, Florida dhe Nju Jork në Shtetet e Bashkuara.  Disa persona mbanin pozicione publike tha ai dhe se njeri prej tyre abuzonte me një 2-vjeçar të familjes së tij. Arrestime të reja priten në 60 vende të tjera të botës, pasi hetimet që kanë nisur dy vite më parë nuk janë mbyllur ende një rrjet sekret në internet që kishte 63 mijë përdorues në mbarë botën. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mir: 23/05/2019 23:34

    Ka mbaruar kjo bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi