Shkatërrohet banda e trafikut të drogës dhe armëve në Itali, 20 të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë   

Në kuadër të operacionit anti-drogë policia italianë ka shkatërruar këtë herë strukturën e një tjetër bande kriminale italo-shqiptare që vepronte në zonën e Chieti, Genova, Compobaso dhe Foggia në Itali. Sipas mediave italiane mësohet se me anë të një urdhëri të lëshuar nga prokuroria italiane në L'Aquila, janë kryer 20 arrestime ku mes anëtarëve të dyshuar të organizatës kriminale ka edhe shqiptarë.

Mësohet se gjatë operacionit të policisë italiane është bërë sekuestrimi i 12 kg drogë kokainë. Mediat italiane informojnë se të arrestuar nga operacioni "Evelin" janë shtetasit: Denis Bimi, Çlirim Tafimi, Elvin Tafili, Eqrem Bimi, Basmir Sylja, Elvis Cafi, Adriano Shabanaj, Erlin Roci, Bruno Aliu, Agim Cafi, Aidem Cekorja, Andernes Tomorri, Abjond Xheka, Emran Morina, Costel Blanaru, Matteo Colapietra, Berardino D’Onofrio, Raffaele Lacovone,  Franco Nardino, Alessando Ronzullo.

Të arrestuarit nga policia italiane, mes tyre 14 shqiptarë

Gjithashtu mësohet se anëtarët e dyshuar të organizatës kriminale janë hetuar prej kohësh ndërsa akuzohen për trafikimin e lëndëve të ndyshme narkotike nga vendet e tjera lindore për sasi të mësha të kokainës, heroinës dhe hashash. Operacioni vjen në fund të një hetimi i cili ka zgjatur më shumë se një vit. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. raporton Ansa.

Përveç trafikut të drogës një pjesë e tyre akuzohen edhe për trafikim të paligjshëm të armëve. Ndërkohë, autoritetet italiane po vazhdojnë punën dhe hetimet, ndërsa janë lëshuar edhe 37 urdhra kërkimi, në lidhje me përfshirjen e përsonave të tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në këtë aktivitet kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund