Korçë/ Trafikim vajzash me mashtrim fejese e kultivim droge, shkatërrohet grupi kriminal, pranga edhe një gruaje (VIDEO)

7 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pas zbulimit të një grupi kriminal që tentonte të trafikonte vajza të mitura në Greqi për prostitucion, ndërsa një tjerë është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Roland Luli 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq  ( i dënuar më par nga drejtësia greke me burgim të përjetshëm dhe i  shpallur në kërkim), një grua e quajtur, Rezarta Memetllari 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;  Ermal Basho, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec; Mirel Fasho, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq; E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq; O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq; si dhe Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërsa në kërkim është shpallur L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan.

Operacioni në fjalë është zhvilluar nga Prokuroria e Korçës e Policia e këtij Qarku. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, bën me dije se nga Prokurorja e Korçës, Dhorina Theodhori ndaj këtij grupi lëshoi 7 urdhër arreste ndërsa po punohet për kapjen e personit tjetër të shpallur në kërkim.

Skema që përdornin grupi kriminal ishte e pazakontë. Pasi mashtronin familjet e vajzave në fjalë nga Pogradeci dhe Korça,  me pretendimin se po fejoheshin më pas i trafikonin drejt shtetit fqinj.  Nga hetimet e kryera është provuar se Roland Luli, Mirel Fasho, Ermal Basho, Rezarta Memetllari dhe i shpalluri në kërkim L.P kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një vajzë të mitur nga Elbasani.

Grupi kriminal është zbuluar rastësisht teksa hetoheshin prej dy muajsh për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pas vëzhgimeve në terren nga ana e Prokurorisë është zbuluar se grupi në fjalë trafikonte vajza të mitura drejt Greqisë me qëllim prostitucionin.

Gjithashtu Roland Luli, Mirel Fasho, E.K dhe O.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq,  të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi  fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

 

Armët dhe sendet që policia i sekuestroi grupit kriminal

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 05/07/2019 10:34

    futi mer keto bedera mrena gjeja me e kollajt te mashtrosh nje femer...... mashtroni burra mer ju ............

    Përgjigju
  • Ben: 05/07/2019 10:08

    Hallall policia, po vjen era shtet ne kete vit 2019

    Përgjigju
  • Vlora: 05/07/2019 10:04

    Ca jane korcare ne burgun ku do vene keta e dine vete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët