'Antikorrupsioni' zbulon shkelje në Durrës, kryedoganierit dhe vartësve do u mbahet paga për shlyerjen e dëmeve

TIRANE - Task Forca Antikorrupsion në Ministrinë e Drjetësisë në një kontroll në Doganën e Portit të Durrësit, evidentoi  një sërë shkeljesh, që sollën penalizime për 28 doganierë, mes të cilëve edhe kryetarin e Doganës së Durrësit. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njoftoi në një konferencë për mediat, se janë marrë 28 masa disiplinore, dhe për të rekuperuar dëmet e shkaktuara nga shkelja e ligjit, doganierëve do tu mbahet 1/3 e pagës së tyre.

Ministrja tha se kryetarit të Doganës së Durrësit, i pezullohet e drejta e ngritjes në detyrës, dhe nuk mund t'i rritet as paga për një periudhë 2-vjeçare.

18 doganierëve të tjerë, të clët janë hasur në shkelje, do t'i mbahet 1/3 e pagës së plotë për një periudhë gjashtë mujore.

5 specialistëve të Zyrës së Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor, do t'i mbahet deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Gjithashtu morën  “vërejtje”4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore, pranë zyrave të terminaleve si dhe të përpunimit të trageteve

Por cilat janë shkeljet që evidentoi Task Forca Anti-korrupsion?!

Ministrja evidentoi:

-Praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor,

-Mosrespektimin e parashikimeve ligjore si dhe të manualit “mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk të ngarkesave dhe  mjeteve të transportit”.

-U evidentua se në disa praktika mungojnë të dhënat mbi numrin e imazhit të skanimit dhe rezultatet e skanimit.

-Si dhe mos respektim të procedurave dhe kërkesave të parashikuara në legjislacionin në fuqi, në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor.

Kallezim penal zyres se Avokatise, tejkaloi kompetencat

Në përfundim, ministrja Gjonaj tha se është bërë kallëzim penal në Prokurori për zyrën e avokatisë 'ADCA" dhe përfaqësuesit e saj për veprën penale "përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore.

"Task Forca Antikorrupsion konstaton se përfaqësuesit dhe punonjësit e kësaj zyre avokatie me veprime konkrete kanë tejkaluar dhe shpërdoruar kompetencat në fushën e përfaqësimit ligjor dhe me veprime konkrete kanë përvetësuar atribute që nuk i kanë, duke kryer funksione si zyrë përmbarimore apo përmbarues gjyqësor. Për ketë arsye i bej thirrje dhe dhomave kombëtare të kryejnë me përgjegjësi funksionin e mbarëvajtjes brenda ligjit të aktivitetit të zyrave", tha ministrja.

Anti-korrupsioni, 29 te hetuar ne nje jave

Ministrja e Drejtësisë, ka bërë edhe një bilanc për javën që lamë pas, kur tha se "nga strukturat që luftojnë korrupsionin në Policinë e Shtetit, janë evidentuar 17 vepra penale në fushën e korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës, ku 29 persona janë proceduar penalisht. Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit dhe Drejtoria Qendrore e Hetimit, janë kryer veprimet hetimore dhe rastet janë referuar në Prokurori, për veprat penale, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimi i detyrës".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 07/03/2019 16:29

    Me falni, por cfare page do u mbahet ketyre kur ata me e pakta ata duhet te pushohen nga puna. Dhe llogjika e thjeshte eshte qe ata duhet te ndiqen penalisht per demin e shkaktuar ndaj shtetit

    Përgjigju
  • Denis: 07/03/2019 08:08

    Cfare tjeter do te gjesh ne doganen e Durrsit,kur kryetare vendoset nje super hajdut xhepash qe nuk la dogane pa provuar per te arritur ne Durres,sepse atje mund te rruash me shume.

    Përgjigju
  • Rrushi i Zekes: 06/03/2019 19:15

    Po mir jua bejne ne durres qe i kane sjell gjith drejtorat nga tirona. Se drejtoret e durresit jane te paafte komplet,bastaxhij,pijaneca dhe dun edhe p..... sh mir qe i shporren sidomos ate bastardin e hipotekes qe ska lon gjo pa bo.

    Përgjigju
  • Rrushi i Zekes: 06/03/2019 19:10

    Ky ngeli ne durres ky. Pse nk shko ne tirone ti minister me ate kars forcen. Me ke e ke inatin kaq te forte ne durres ooo motra. Po hiq ca dush dhe vej ke dush po atij qe i je qep as qimen e k... nk i ke leviz. Shko kruhu me Belinden e transporteve se ta knon mir qyqen e beharit.

    Përgjigju
  • Xhavit Dedej: 06/03/2019 19:05

    Po si nk ka turp mo vlla. Ca ke zevendesu neper institucione ti mi. Ne hipoteke durres ke cu vetem barbona, leckamane, hajduta qe marin leke njerezve dhe shkojne blejn nga 3 sanduica se jan te pangop. Ke kthy k...at ne pune dhe mban Leonard Kadrimen dhe Luç Kolen qe bejne ligjin. Ti e shkaterrove administraten vetem ti.

    Përgjigju
  • Bac Nuraj: 06/03/2019 18:37

    Mir ua ben ketyre ajdutve nuk lan me pislleqe pa ber u nxin faqen doganjerve te ndershm

    Përgjigju
  • Vfc: 06/03/2019 17:20

    ..asht edhe Neritani=hajni i Dogan's Tirines

    Përgjigju
  • erald: 06/03/2019 17:05

    pse ka edhe paga te dogana ?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher