Shkelën rregullat tatimorë! Kyçen restorantet dhe hotelet në 'kulmin' e punës/ Rama: Zero Tolerancë (FOTO)

Shkelën rregullat tatimorë! Kyçen restorantet dhe hotelet në 'kulmin' e punës/ Rama: Zero Tolerancë (FOTO)

Vijon aksioni kundër informalitetit në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga bllokimi i disa restoranteve dhe hoteleve që kanë abuzuar me rregullat tatimorë. Ky veprim vjen në mes të sezonit veror, sezon i cili sjell edhe më shumë të ardhura për to për shkak të rritjes së numrit të turistëve në vend.

Kreu i qeverisë i kujton bizneseve se duhet të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor pasi pasojat do të jenë të rënda.

"Stop informalitetit. Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese. 
Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero Tolerancë",
shkruan Rama.

Ora 16:37
Shkelën rregullat tatimorë! I vihet kyçi restoranteve dhe hoteleve luksoze (FOTO)
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët