Report Tv ka zbardhur dosjen e operacionit të finalizuar me 22 të arrestuar. Mësohet se 'koka' e këtij grupi qëndronte Kreshnik Murataj, i cili kishte parcelat me kanabis. Në një nga përgjimet ambientale mësohet se Murati shkëmbente kanabis me armë. Më konkretisht, në datën 27 gusht të vitit 2019, janë arrestuar në flagrancë Adriatik Hoxha dhe pasagjer Rezarat Tahiri, të cilëve iu gjetën dy armë zjarri dhe 871 fishekë. Ndërkohë në makinën tjetër i prishte Floriand Myftari, të cilit iu gjetën 2942 gram kanabis. Në dosjen hetimore të drejtuar nga kryeprokurorja e Kukësit, Rita Gjati thuhet se ka prova të forta që në krye të këtij krupi të strukturuar kriminal qëndronte Kreshnik Murataj, por nuk është arritur që të gjendej financuesi i këtij grupi. Ky grup kishte shtrirje nga Gjirokastra, në Pukë dhe Kukës, të përfshirë Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zenel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Përgjegji, Besart Dano, Benard Kordhuku, Durim Vata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, Floriand Myftari, Rezart Tahiri etj.
Në këtë operacion del në pah edhe roli i policisë. Sipas dosjes hetimore që Report Tv disponon, Ramiz Cena punonjësi i policisë së Kukësit, nuk ka asgjësuar të plotë sasinë e kanabisit të gjetur. Mësohet se në datën 19 gusht të vitit 2019, efektivët e policisë kanë shkuar për të asgjësuar parcela me kanabis, 3 prej të cilave nuk janë asgjësuar. Droga ishte mbjellë sipër shtëpisë së Kreshnik Muratit, për të cilat kishte dalë garant punonjësi i policisë Ramiz Cena.
Lajmi kryesor:
Operacion anti- drogë në Kukës/ 19 të arrestuar, mes tyre efektivë policie dhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit (EMRAT)
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
19.8%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 338
Lajme të tjera
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Kujtohet eksodi i 1999, qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës
16 Prill, 19:42
-
Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar
16 Prill, 19:09
-
Kukës, hetim penal për një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara
16 Prill, 11:37
-
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill, 12:11
-
Digjet fusha e mbetjeve në Kukës
13 Prill, 11:09
-
Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën
13 Prill, 10:32
-
Punimet për Urën e Re mbi lumin Drin, bllokohet për një javë aksi Kukës-Morinë! Si devijohet lëvizja e mjeteve
8 Prill, 14:37
-
Kukë, vjedh banesën, arrestohet pas disa orësh
8 Prill, 13:00
-
SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të bashkisë Tropojë! I dhanë tenderin e shkollës 'Asim Vokshi' kompanisë që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë
8 Prill, 11:44
-
Fundjavë në bregdet, shqiptarët e Kosovës 'dynden' në Shqipëri! 16 mijë udhëtarë hynë nga Morina
7 Prill, 21:49
-
Kukës/ Sherr me shufra hekuri në një lokal, arrestohen 2 persona, vihen nën hetim 2 të tjerë
7 Prill, 12:18