Shkencëtarët kinezë zbulojnë 'anti-trupa efektivë' kundër COVID-19

Shkencëtarët kinezë zbulojnë 'anti-trupa efektivë' kundër COVID-19

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka izoluar një grup anti-trupash që thotë se janë “tepër të efektshëm” për të bllokuar aftësinë e koronavirusit për të penetruar qelizat e njeriut. Shkencëtarët thonë se ky mekanizëm mund të ofrojë shpresa për të kuruar dhe parandaluar COVID-19.

Zhang Linqi dhe ekipi i tij në Pekin thonë se një ilaç që përmban anti-trupat në fjalë mund të jetë më i efektshëm se sa trajtimet e tjera, si për shembull përdorimi i plazmës me anti-trupat e personave që janë shëruar, pasi përdorimi i plazmës është i kufizuar në bazë të grupit të gjakut.

"Rëndësia e anti-trupave është provuar në mjekësi prej dekadash. Ato përdoren për të kuruar kancerin, apo çrregullime auto-imune si dhe sëmundje ngjitëse. Prandaj kemi shpresa se anti-trupat që kemi zbuluar mund të jenë shumë të efektshëm për pacientët me koronavirus si për mjekimin ashtu edhe për parandalimin e infeksionit,” thotë Dr. Zhang Linqi.

Ekipi shkencor filloi të analizonte anti-trupat që në janar, duke mbledhur mostra gjaku nga pacientë me COVID-19. Ky ekip po punon për t’i kombinuar anti-trupat e zbuluar me anti-trupa të tjerë për të ulur rrezikun e mungesës së efikasitetit nëse koronavirusi shfaq mutacione.

Anti-trupat nuk janë të krahasueshme me rolin e vaksinës, por mund t’u jepen personave në rrezik me qëllim që të mbrohen nga infeksioni. Nëse studimet rezultojnë pozitive, anti-trupat mund të prodhohen në masë për prova me kafshët dhe më pas me njerëz./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale