Shkencëtarët ‘rikthejnë në jetë’ zërin e mumjes 3000 vjeçare, besohet se pas pak vitesh 'do flasë'

Shkencëtarët ‘rikthejnë në jetë’ zërin e mumjes 3000 vjeçare, besohet se pas pak vitesh 'do flasë'

Shkencëtarët kanë përmbushur dëshirën qindravjeçare për të riprodhuar zërin e mumjeve egjiptiane përmes kordave zanore artificiale.

Ata kanë arritur të krijojnë tinguj të ngjashëm zanorë të një prifti egjiptian të mumifikuar, i cili ka jetuar midis viteve 1099 dhe 1069 para Krishtit.

Kur Nesyamun vdiq, zëri i tij heshti, por 3000 vjet më vonë, një ekip studiues e rikthyen atë përsëri në jetë.

Trakti vokal i mumjes, pasi u skanua u stampua 3D në madhësi me origjinalin, shkencëtarët e sintetizuan atë me një tingull artificial prej laringut, 99% i ngjashëm me zërin e Nesyamun.

Ky është projekti i parë në llojin e tij për të rikrijuar me sukses zërin e një personi të vdekur me mjete artificiale.

Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë të përdorin modele kompjuterike për të rikrijuar fjali të plota, fal zërit të priftit mumje.

Krijimi i akademikëve nga Universiteti i Londrës, Universiteti i York-ut dhe Muzeu i Leeds, u botua në revistën Science Reports.

Teknika e rekreacionit vokal na dha mundësinë unikale për të dëgjuar zërin e një mumje - tha bashkëautori i studimit Joann Fletcher, një profesor i arkeologjisë në Universitetin e York-ut.

Prof. Fletcher i tha BBC-së se ai kishte dëgjuar zërin e e Nesyamun nga jeta e përtejme, e cila është edhe pjesë e besimit të tij fetar dhe se ai shpreson që ekipi i shkencëtarëve mund të krijojë një version të asaj që prifti mumje kishte folur në tempullin Karnak.

Duke qenë Nesyamun  është mumja e vetme që daton nga mbretërimi i Ramses XI, analiza shkencore e tij do të kontribuojë në të kuptuarin më të madh të Egjiptit antik.

Mbetjet e mumifikuara të Nesyamun janë të ekspozuar në Muzeun e Qytetit Leeds.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahah: 25/01/2020 01:13

    nese ia arrijne,perse perpara nuk e provojne me nje person qe ka vdekur kohet e fundit dhe ta krahasojne me ndonje video te vete tij,aty shuhet rezultati

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/01/2020 12:34

    Do flas, sigurisht se do pirdhet më par pastaj do kollitet e më në fund qeshet së bashku me ne...

    Përgjigju
    • Natyrisht: 24/01/2020 15:20

      .... Edhe do dhje... e

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë