Shkencëtari që dha alarmin për klimën në 1980: Planeti po nxehet më shpejt se sa ishte parashikuar

 Shkencëtari që dha alarmin për klimën në 1980: Planeti po nxehet më shpejt se sa ishte parashikuar

Planeti do të vijojë të ngrohet me një ritëm shumë të shpejtë nga sa e kishin parashikuar shkencëtarët më herët. Kjo do të thotë se pragu aktual mund të shkelet këtë dekadë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri, në të cilin bashkëautor është James Hansen, një shkencëtar amerikan i vlerësuar gjerësisht si i pari që dha publikisht alarmin për krizën klimatike në vitet 1980.

Në punimin, botuar të enjten në revistën Oxford Open Climate Change, Hansen dhe mbi 10 shkencëtarët të tjerë përdorën një kombinim të të dhënave paleoklimatike, duke përfshirë të dhënat nga bërthamat e akullit polare dhe unazat e pemëve, modelet klimatike dhe të dhëna të tjera, për të arritur në përfundimin se Toka është shumë më e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike sesa mendohej më parë, raporton CNN.

"Ne jemi në fazën e hershme të një emergjence klimatike", sipas raportit, i cili paralajmëron se rritja e nxehtësisë, e cila ka filluar tashmë, do ta shtyjë më tej procesin e rritjes së temperaturave globale përtej asaj që është parashikuar, duke rezultuar në ngrohje që kalon 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale në vitet 2020, dhe mbi 2 gradë Celsius para vitit 2050.

Gjetjet i shtohen një sërë kërkimesh të fundit që dalin në përfundimin se bota po shkon drejt nxehtësisë ekstreme, thatësirës dhe përmbytjeve, të cilat do të bëhen dukshëm më të vështira për t’u menaxhuar nga njerëzit.

Hansen, drejtor në Institutin e Tokës në Universitetin e Kolumbisë, është një shkencëtar i njohur klimatik, dëshmia e të cilit në Senatin e SHBA-së në vitin 1988 solli për herë të parë vëmendjen globale ndaj ndryshimeve klimatike.

Ai ka paralajmëruar më parë se Toka ka një çekuilibër energjie, pasi më shumë energji vjen përmes dritës së Diellit sesa largohet përmes nxehtësisë që rrezaton në hapësirë. Nxehtësia e tepërt që rezulton është e barabartë me 400 mijë bomba atomike të Hiroshimës në ditë, me pjesën më të madhe të energjisë të absorbuar nga oqeani, zbuloi hulumtimi i Hansen një dekadë më parë. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje