SHKODËR- Nikollë Lekndrejaj, 51-vjeç, efektiv i Forcës Kombëtare të Sigurisë ka ndërruar jetë në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (25 shtator), në fshatin Bardhaj, ku efektivi po udhëtonte me motor dhe si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë e aksidentit efektivin e ka marrë rrjedha e ujit dhe ka humbur jetën.
'Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.'- njofton policia.
Report Tv sjell edhe pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti, ndërsa banorët thonë se rruga ka pasur shumë ujë e për pasojë 51-vjeçari nuk ka arritur që të shikojë si duhet rrugën.
‘Ne njohim të gjithë, ka pasur shumë ujë. Na u ka dhimbsur në shpirt, ka qenë njeri shumë i mirë!’- u shprehën fqinjët e tij.
Trupi i 51-vjeçarit u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.'- njofton policia.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.6%
-
Të gabuar
60.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodra, 3 orë nën pushtetin e shiut me erë të fortë! Nën ujë pedonalja e sheshet kryesore (FOTO+VIDEO)
24 Shtator, 18:46
-
Tritoli ndaj banesës në Vaun e Dejës, Pronari verifikon kamerat e sigurisë: Autori Ishte i maskuar, vuri tritolin dhe u largua në këmbë
23 Shtator, 08:28
-
Vau i Dejës/ Shpërthen një lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçarit në fshatin Bushat (EMRI)
22 Shtator, 21:31
-
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje të moshuarin në Fier
22 Shtator, 13:39
-
Shkodër/ Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari! I sekuestrohet edhe municion luftarak
22 Shtator, 11:27
-
Pukë, shkrumbohet një banesë në fshatin Mesul, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur
21 Shtator, 15:25
-
Ndryshime politike te socialistët në Shkodër, Spiropali ia dorëzon drejtimin kryebashkiakut Benet Beci: Do marrim rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2025
21 Shtator, 12:39
-
Vau i Dejës/ Kishte kultivuar 462 bimë narkotike në fshatin Hajmel, 2 në pranga, 1 në hetim
20 Shtator, 13:27
-
Vllaznia shet lojtarin e Kombëtares në Arabi, 200 mijë euro në arkat e shkodranëve
20 Shtator, 09:15
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në Postribë, lënda plasëse u vendos në derën e banesës! Prej vitesh e braktisur
20 Shtator, 07:06
-
Vihet në hetim Tan Brahimi, ish-banori i Big Brother, mbante në banesë hutën e mbrojtur me ligj
19 Shtator, 14:21
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53
Ne oren 3 te nats tu kthy per shpi do ket qen i dehur i shkreti qe esht mbyt nji kanal
Përgjigju