Një ditë pasi policia arrestoi 3 pjestër të një grupi kriminal për kultivim droge dhe shpalli në kërkim 6 prej tyre (26 nëntor), policia e Shkodrës ka gjetur sekuestruar sot një sasi droge në një banesë të pabanuar në afërsi të lumit Kir.
Siç njofton policia është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta 9 shtetas, të cilët u identifikuan dje.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult, veprimtari kriminale e cila u shkatërrua nga Policia e Shkodrës, në gusht të këtij viti, si rezultat i fazës së 12-të të megaoperacionit “Alpe të pastra”.
Në pranga kanë rënë Arben Shpati 34 vjeç, Pavlin Shpati, 41 vjeç Aurel Fejzo 23 vjeç.
Në kërkim janë shpallur: Gjovalin Shpati, 37 vjeç, Artan Shpati, 30 vjeç, Aleksandër Shpati, 34 vjeç, Fatmir Shpati, 34 vjeç, Mhill Shpati, 31 vjeç dhe Aleksandër Rrasa, 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.
Të arrestuarit kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.1%
-
Jo
29.7%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 1197
Lajme të tjera
-
Vllaznia me dy mungesa në formacion, Thomas Brdaric: Kundër Dinamos fitojmë me tifozët, në fund vlejnë golat dhe tri pikët
3 Maj, 12:57
-
Basketboll meshkuj/ Besëlidhja shumë e fortë për Tiranën, e mund 3-0 dhe siguron finalen
2 Maj, 12:40
-
Veliaj në SPAK, Klosi e Spiropali nga Shkodra: S'na shqetëson, jemi të hapur për drejtësinë e re
1 Maj, 11:32
-
Rama në Theth: Destinacion evropian! ‘Paketa e Maleve’ mbështetje e re për vendasit që duan të investojnë në tokën e të parëve
30 Prill, 18:08
-
Rama në Theth: Gjobat për ndërtim pa leje në këtë zonë do t’i fshijmë të gjitha! Spiropali e Beci provojnë Zipline
30 Prill, 16:46
-
VIDEO/ Rama ngjitet në Theth me Spiropalin dhe Becin: Jam këtu me Mamicën dhe Vrana Kontin
30 Prill, 12:16
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin
30 Prill, 09:53
-
Shkodër/ Kamarieri ngacmon seksualisht klienten 27-vjeçare, vihet në pranga
29 Prill, 19:02
-
Shkodër, 28-vjeçari vihet në pranga, theu masën e arrestit për të shitur doza kanabisi
29 Prill, 15:30
-
I vunë tritol banesës, merret në mbrojtje për 6 muaj gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj e familja e tij! Video kur u vendos eksplozivi e shpërthimi
29 Prill, 14:05
-
“Swing marathon”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme
28 Prill, 13:39
-
Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë në makinë, arrestohet në Vorë 43 vjeçari! Person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)
28 Prill, 10:25