Efektivi 'alipinist' i RENEA-s bie në greminë pranë Thethit, e shpëtojnë kolegët e FNSH- së Shkodrës! Niset me helikopter drejt Traumës (VIDEO)

SHKODËR - Një efektiv i RENEA-s, forcave elitë të Policisë së Shtetit, ka rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme në malin e Zorigjit, pranë Thethit, në orën 08:00 të mëngjesit. Efektivi Bledar Beluli ishte ngjitur për alpinizëm por fatkeqësisht ra në greminë duke pësuar dëmtime të mëdha thuajse në të gjithë trupin, në pjesën e legenit, brinjë, duar e këmbë. Pas orëve të tëra, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra bënë t ëmundur nxjerrjen e kolegut nga gremina duke e transportuar në fshatin më të afërt, Ndërlysaj.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë shkuar të parët pranë efektivit duke zbritur në greminë për t'i dhënë ndihmën e parë, e fatmirësisht edhe një doktor i Urgjencës së Shkodrës së bashku me një punonjës të policisë. Pranë tij ndezën edhe zjarr për t'i siguruar ngrohtësi.

Report Tv komunikoi me anë të një lidhje telefonike me njërin prej personave që ndodhej pranë efektivit të RENEA-s. Pëllumb Guri tha se efektivi Beluli r nga 200 metra lartësi dhe se gjendja e atij nuk është e mirë, ndërkohë që zona është 5 orë larg çdo rruge të mundshme.

Ndër të tjera, Punonjësi i Zonave të Mbrojtura në Theth tregon se gjatë bisedave me efektivin e dëmtuar ka marrë vesh se ai kishte ngatërruar rrugën dhe kishte rrëshqitur në greminë në një moment kur ecte i vetëm në malet e Thethit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Efektivi Beluli transportohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë

Efektivi Bledar Beluli ka mbërritur në fshatin Ndërlysaj, pas shumë orëve udhëtim. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Beluli do të sillet drejt spitalit të Traumës në Tiranë me anë të helikopterit të Forcës Ajrore.

Ora 13:52
Shpëtohet nga kolegët e FNSH-së së Shkodrës, efektivi i RENEA-s që ra në greminë

Pas orëve të tëra në greminë i palgosur rëndë, efektivi i RENEA-s është nxjerrë nga kolegët e FNSH-së së Shkodrës, të cilët do ta transportojnë për në fshatin më të afërt, Nderlycaj. Atje ose do të vijohet rruga me makinë ku duhet 5 orë për të mbërritur në qytetin e Shkodrës ose do të pritet helikopteri i Forcave të Armatosura për ta sjellë drejt Tiranës. Këtë pritet ta vlerësojnë ekipet mjekësore. 

Ora 12:57
Terren i vështirë dhe shumë orë larg, efektivi i RENEA-s në pritje të ndihmës së kolegëve (FOTO)

Është mjaft i vështirë operacioni për shpëtimin e efektivit të RENEA-s që ka mbetur në greminë. Drejt zonës janë nisur një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra, por zona është shumë e thellë, dhe fshati më i afërt është Nderlysaj. 

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen nga ajri, megjithatë Shqiptarja.com mëosn se derisa ekipi mjekësor të vlerësojë nëse i ëmtuari mund të transportohet nga arji, një helikopter i Forcave të Armatosura është në gatishmëri për çdo vendim të mundshëm.

Ora 11:50
Flet për Report Tv banori pranë efektivit të RENEA-s: Ngatërroi rrugën dhe ra nga 200 m lartësi, ka dëmtime në legen, duhet ndërhyrje me helikopter

Report Tv ka komunikuar me anë të një lidhje telefonike me njërin prej personave që ndodhen aktualisht pranë efektivit të RENEA-s i cili u rrëzua mëngjesin e sotëm në një greminë në zonën e Thethit.

Pëllumb Guri deklaroi për Report Tv, se efektivi i RENEA-s Bledar Beluli, ka rënë nga 200 metra lartësi dhe ka pësuar dëmtime të shumta, në pjesën e legenit, këmbëve, tek njëra dorë dhe tek brinjët. Sipas tij gjendja e efektivit të RENEA-s nuk është e mirë dhe duhet një ndërhyrje nga ajri për ta nxjerrë që aty, pasi ndodhen 5 orë larg çdo rruge të mundshme.

Pëllumb Guri ndër të tjera ka deklaruar se për momentin në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 10 persona mes tyre një efektiv i policisë dhe një doktor i emergjencës së Shkodrës.

Ndër të tjera, punonjësi i zonave të mbrojtura në Theth tregon se gjatë bisedave me efektivin e dëmtuar ka marrë vesh se ai kishte ngatërruar rrugën dhe kishte rrëshqitur në greminë në një moment kur ecte i vetëm në malet e Thethit.

"Gjendemi në një pjesë të alpeve të Shkodrës, në malet e Thethit. Bledari ka rënë prej 200 metrave, ka dëmtuar pjesën e legenit, të dorës, brinjët, është dëmtuar shumë rëndë. Unë jam punonjësi i zonave të mbrojtura në Theth, kam ardhur bashkë me disa banorë të zonës, ka ardhur një doktor i urgjencës së Shkodrës dhe një polic. Është terren super i vështirë. Deri tani kemi fol me gjithë ata njerëz. Na kanë thënë që do të sjellin helikopterin më pas na ka thënë se nuk ka për momentin. Jemi prej orës 8 të mëngjesit. " tha fillimisht Pëllumb Guri.

"Bledari ka dal në mal, ka qenë vetëm. Ka kërkuar ndihmë dhe ne kemi ardhur sipas detajeve të dhëna nga ai. Kemi zbrit me litar ndryshe është e pamundur zbritja. Kemi fol me të ka dalë thjeshtë xhiro në mal. Edhe mesa folëm nuk është i apasionuar pas malit. Ka ngatërruar rrugën. Dhe ka rënë 200 metra. Në këto momente jemi rreth 10 persona. Po mundohemi me e vendos në një barrelë. Do mundohemi ta vendosim në një terren më të butë. Jemi 5 orë larg çdo rruge makine." Në ecje normale të mban 5 orë. Nëse ne e zbresim pa ardhur helikopteri në mund të arrijmë deri në orën 8-9 të darkës. Jemi rreth 10 persona. Erdhi edhe inspektori i zonës. Bëjmë thirrje vetëm që të vijë helikopteri. Na thonë që është nisur edhe policia e Shkodrës
", - tha më pas Guri.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?