Makina përplaset me pemën dhe përfundon me rrota në ajër! Në gjendje të rëndë drejtuesi

Makina përplaset me pemën dhe përfundon me rrota në ajër! Në gjendje të rëndë drejtuesi

Shkodër- Një person mbeti i plagosur rëndë, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë. Ngjarja ndodhi më rreth orës 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër.

32-vjeçari Edison Hykaj ishte duke udhëtuar më mjetin tip Mercedez-Benz, por ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me një pemë. Përplasja ka qenë e fortë pasi makina ka përfunduar e përmbysur dhe me rrota në ajër. Edison Hykaj është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk