Shkodër, i lagu me benzinë dhe i vuri flakën tre makinave, autori arrestohet një vit më pas (EMRI+VIDEO)

SHKODER- Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi në vitin 2022 i vuri flakën 3 automjeteve. Në prangat e policisë u vu Frank Ndoja(Bibaj, Kasneci).

Si rezultat i veprimeve hetimore ky shtetas në datën 23 dhjetor të vitit 2022, rreth orës 03:20 në lagjen ‘Ndoc Mazi’ të qytetit të Shkodrës u vuri flakën 3 automjeteve, një Benzi në pronësi të A.D., një Volkswageni në pronësi të K.L. dhe një Benzi tjetër në pronësi të K.D.

'Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..', thuhet në njoftimin e policisë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 48 vjeçari lag me benzine parakolpin dhe gomën e parë dhe ia vë flakën 

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Vrasja brutale e çiftit të moshuar në Dropull, mister autorët, 12 të shoqëruar! Në varrim dhe vajza e birësuar, erdhi nga Athina

Vrasja brutale e çiftit të moshuar në Dropull, mister autorët, 12 të shoqëruar! Në varrim dhe vajza e birësuar, erdhi nga Athina