Shkodër/ Kishin shkuar për ski në Razëm dhe mbetën të bllokuar, shpëtohen nga policia 5 të rinjtë

Shkodër/ Kishin shkuar për ski në Razëm dhe mbetën të bllokuar, shpëtohen nga policia 5 të rinjtë

Foto ilustruese

SHKODËR- Një grup prej 5 të rinjsh, nga Bajza e Kastratit, të cilët mbetën të bllokuar pasi kishin shkuar në Fushë-Zezë, 20 km në veri të Razmës në Malësi të Madhe, për të bërë ski, janë shpëtuar nga policia.

Ata janë mirë nga gjendje të mirë shëndetësore, me përjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik. Ky i fundit është vënë në barelë dhe po transportohet në krah nga policia për në Razëm ku  pret autoambulanca, shoqëruar nga shokët e tij dhe policia.

5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë për të rrëshqitur me ski, por temperatura e ulët, në kushtet kur dëbora atje është mbi 1 metër trashësi, e vuri në rrezik jetën e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin.

Në këto kushte nisi në orët e pasdrekës operacioni shpëtimit nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë Shkodër, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm pasi shpetoi jetën e 5 të rinjve nga Bajza e Kastratit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hysaj luan 55 minuta, Lazio fiton 0-1 kundër Genoas

VIDEO/ Hysaj luan 55 minuta, Lazio fiton 0-1 kundër Genoas