Shkodër/ Mashtronin përmes bursës, në pranga administratori dhe menaxherja në një Call Center, 7 operatorë nën hetim! Arrestohen dhe 3 specialistët e teknologjisë

Shkodër/ Mashtronin përmes bursës, në pranga administratori dhe menaxherja në një Call Center, 7 operatorë nën hetim! Arrestohen dhe 3 specialistët e teknologjisë

Ambinetet e Call Center-it në Shkodër

SHKODËR- Jozef Palushani 28-vjeç nga Vau i Dejës, administrator dhe Felicia Pop, 36-vjeç nga Rumania, menaxhere e një "Call Center" në Shkodër kanë rënë në pranga ndërsa 7 punonjës janë vënë nën hetim pasi mashtronin përmes bursës, ndërsa janë në kërkim dhe 2 organizatorët.

Po ashtu, janë shpallu në kërkim dhe 3 persona të tjerë Eduart Spasari, 34-vjeç nga Shkodra; David Shpiel nga Izraeli si dhe L.GJ, 25-vjeç nga Tirana me detyrë specialist teknologjie pranë këtij call center. Gjatë kontrollit në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku ndodhej subjekti janë gjetur dhe sekuestruar 17 pajisje kompjuterike të përshtatura për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme.  

Nga hetimet rezultoi se 2 të arrestuarit, në bashkëpunim me 3 shtetasit e shpallur në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.   

Persona  e vënë nën hetim për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik" janë: E. Sh., 25 vjeçe, K. G., 31 vjeç, O. J., 24 vjeç, E. Rr., 46 vjeç, M. Ç., 36 vjeçe, E. M., 31 vjeçe dhe A. K., 33 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit  janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara, ndërsa janë vënë nën hetim dhe një 25-vjeçar me iniciale  A. U., 25 vjeç dhe një 34-vjeçar me iniciale S. R., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.   

 

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet