Shkodër, mesatarja rrezikon të mbyllë universitetin! Pedagogët kërkojnë dialog me ministrinë: Studentët po ikin në privat apo jashtë vendit

Vendosja e notës mesatare 7.5, si kriter për pranimet e reja në universitet, po çon drejt mbylljes degët e mësuesisë. Asambleja e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër i ka kërkuar dialog në mënyrë të vazhdueshme Ministrisë së Arsimit, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

"Ne i kemi kërkuar me anë të shkresave zyrtare Ministrisë së Arsimit të dialogojmë, por ky dialog është refuzuar. Kërkesa e Asamblesë Universitare është që të bëjmë dialog për këtë çështje që ta riparojmë problemin që u ka sjellë universiteteve mjaft shqetësime. Qeveria kur ka ardhur në pushtet ka ardhur me motivin e shërbëtorit, pra ministrat janë "shërbëtorë", tani këta kanë marrë pozitat e padronit", u shpreh Arben Prendi, pedagog i Gjuhë dhe Letërsisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi".

Pedagogët e Shkodrës deklarojnë se qeveria ka cenuar rëndë autonominë e universitete publike dhe po u shërben privatëve.

"Ministria në fakt po zbeh rolin e universiteteve nga misioni formues në mision biznes-formues. Degë të mësuesisë kanë vetëm universitetet shtetërore dhe me vendosjen e kriterit të mesatares po çon ujë tek universitetet private", tha Violeta Alushi, pedagoge e Shkencave të Natyrës.

Ajo shton se "mesatarja është diskriminuese dhe se duhet të jete në dorë të universitete përzgjedhja e studentëve, sepse nëse në Shqipëri nuk pranohet një student me 6.5 e pranon një universitet jashtë vendit".

Ata kërkojnë heqjen e notës mesatare si kriter për pranimet e reja, pasi shumë degë të mësuesisë po shkojnë drejt mbylljes. Një vit më parë kishte 5 deri në 16 studente për degë, ndërsa këtë vit pritshmërinë janë më të ulëta.

"Shumë degë janë mbyllur dhe të tjera janë rrugës dhe ky dëm nuk është për ne pedagogët por për prindërit që nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët në privat. Kjo po dëmton dhe trashëgiminë që Shkodra e ka patur prej dekadash arsimimin. Në gjendjen ku jemi, universiteti është në koma", u shpreh Arben Bushgjokaj, pedagog i Gjuhëve të Huaja.  

Në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave thuhet se "kanë të drejtë të aplikojnë për tu pranuar në programin "Bachelor" në fushën e mësuesisë ,maturantët që kanë notën mesatare 7.5 e lart. Ndërsa për të gjitha degët e tjera pragu është nota mesatare 6.5.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silva: 07/06/2020 09:50

    E tmershme te shikosh pedagog ne universitetin e Shkodres me mbiemer Bushgjokaj.Po esht normale mund te thot dikush se ne Shkoder nuk kan ngel me shkodran por esht mbyt qyteti nga malet.Esht mekat ta quash ende Shkoder ket qytet pasi Shkodra pa shkodran nuk ka me kuptim.

    Përgjigju
  • Iris: 07/06/2020 01:22

    Keta petagoge mund te hapin kurse tutorimi me pagese per gjimnazistet qe kane probleme ne lende te caktuara e ti ndihmojne te permiresohen,kjo do jape rezultate te mira jo vetem ne gjimnaze ,por do iu hape rrugen per mesatare me te larte e pastaj pranim ne universitete,por duhet qe pagesa e kurseve te jete e rregulluar me ligj e te merret parasysh gjendja ekonomike e nxenesve.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 06/06/2020 16:53

    Bushgjokaj??!! Me siguri gjyshi i tij nuk ka ditur as shkrim e as kendim! Pedagog ne USH qe mban emrin e Luigj Gurakuqit ne zemer te Shkodres??!! Dhe kerkon qe te ule noten mesatare qe femijet tane te mos mesojne as shkrim e as kendim??!! Hapu dhe!! Bashkohem ne kete pike me qeverine! Me mire asnje se sa te genjejme veten dhe te na mallkojne brezat! Pune e madhe se ngelkan 30 pedagoge pa rroga!! Te regjistrohen ne zyren e punesimit dhe te shtrojne pllaka! Kapitalizem eshte! Kujtoni se do arsimoni njerezit me pedagoge si Simoni, Njaci, Ditika, Merita qe kerkojne nga 200-300 evro per provim?!! Bile ai i pari kerkon me raste edhe favore me gojore......Turp t`ju vije!! Dilni edhe ne media, pale!! Dhe ti admin publiko komentin ose hiqe hfare si rubrike!!

    Përgjigju
  • vjeshta: 06/06/2020 16:43

    Pedagoget vetem te tille nuk jane!U kerkojne leke dhe nuk i mesojne!Prandaj ikin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët