Shkodër/ Motori përplaset me makinën, e pëson drejtuesi i biçikletës! Dy të plagosur

Shkodër/ Motori përplaset me makinën, e pëson drejtuesi i biçikletës! Dy të plagosur

Foto ilustruese

SHKODËR-Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugorë në aksin Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë, Shkodër.

Mësohet se një motor tip " Yamaha" është përplasur me mjetin tip "Renault" dhe gjatë rrëzimit motorit ka aksidentuar biçiklistin 32-vjeçarin D. Gj. Të plagosur ka mbetur ky i fundit si dhe drejtuesi i " Yamaha" 31 vjeçari M. S. të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht raportohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, megjithatë uniformat blu kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë