Shkodër/ Përplasi për vdekje 31-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i mjetit (VIDEO)

SHKODËR- Ka rënë në pranga 47-vjeçari, i cili përplasi për vdekje një natë më parë një vajzë të re me biçikletë. Viktima është identifikuar me inicialet  Z. B., 31 vjeçe. 

Ngjarja u regjistrua mbrëmë, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, ku 47-vjeçari G. B., duke udhëtuar me automjet përplasi për vdekje 31 vjeçaren, e cila po lëvizte me biçikletë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë errësira, pasi rruga ku ka ndodhur aksidenti është e pandriçuar.

Ndaj 47-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk