Shkodër/ Dy vëllezër dhunojnë efektivët e Forcave 'Shqiponja' në ambientet e Komisariatit, arrestohen, në hetim një 19-vjeçar

SHKODËR- Dy vëllezër janë vendosur në pranga pasi akuzohen se dhunuan efektivët e Forcave 'Shqiponja' në ambientet e Komisariatit.

Në hetim është edhe një 19-vjeçar, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Mësohet se incidenti ka filluar në sheshin 'Prek Cali', teksa efektivët e policisë gjatë patrullimit në këtë zonë kanë konstatuar një automjet të cilin e kanë ndaluar për një kontroll, për sende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit (drejtuesi i makinës), ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, informoi sot policia.

Ndërkohë gjatë shoqërimit të automjetit efektivët janë kundërshtuar me forcë nga dy vëllezër, Mateo Docaj dhe Marjan Marku ( Docaj).

29 dhe 38 vjeçari kanë dhunuar Forcat Shqiponja jo vetëm gjatë shoqërimit të makinës, por edhe në ambientet e brendshme të Komisariatit.

"Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç. 

Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit  Mateo Docaj 29 vjeç dhe Marjan Marku( Docaj) 38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

 

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 30/09/2024 15:01

    Paskan nderruar rolet or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë