Shkodër, ekzekutohet me breshëri plumbash kunati i Lul Kullës (FOTO+VIDEO)

Shkodër- Shkodra është tronditur përsëri nga një vrasje mafioze. I vrarë në një atentat ka mbetur 53-vjeçari Fatbardh Lici, personi që shihni në foto. Lici ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dyshohet se dy persona janë afruar pranë këtij lokali mëngjesin e së premtes, njëri prej tyre ka dalë nga një makinë Mercedez Benz dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit.

Më shumë se 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që dy autorët pas atentatit, janë larguar dhe kanë djegur makinën në fshatin Dobraç. 

Viktima Fatbardh Lici

Në momentin e vrasjes në tavolinë nuk ka pasur persona të tjerë me Fatbardh Licin, ndërkohë që të shtënat janë dëgjuar dhe parë nga dhjetëra qytetarë. Autori sipas dëshmitarëve ka vepruar me gjakftohësi dhe nuk ka qenë i maskuar. Policia e ka të vështirë identifikimin e tij pasi në zonë nuk ka patur kamera sigurie. Duket se atentatorët ishin të mirëinformuar për lëvizjet e 53-vjeçarit, i cili çdo ditë pinte kafen në të njëjtin lokal. Tek makina e djegur dhe arma ekspertët shpresojnë të gjejnë gjurmë gishtash, që mund të çojnë në identifikimin e atentatorëve.

Pista kryesore e hetimeve deri më tani është hakmarrja. Kjo pasi Fatbardh Lici është një emër i njohur për Policinë. Lici dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndonëse u shoqërua në komisariat, Fatbardh Lici u la i lirë pasi nuk u gjetën prova se ai kishte vrarë Astrit Kurmemajn. Pritet që hetuesit të marrin në pyetje të afërm të Astrit Kurmemajt.


Njoftimi për vdekjen e Fatbardh Licit

Gjithashtu Fatbardh Lici është kunati i Lul Kullës, injohur si I “forti” i Shkodrës. Aktualisht Lul Kulla është në burg pasi u arrestua pak ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak se rezulton i dënuar në Itali me 13-vite burg. Por hetuesve emri i Fatbardh Licit u ka dalë edhe në rastin e arrestimit të disa gjobvënësve në Shkodër. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet Licit i arrestuar si pjesë e një bande në Shkodër që u vinin gjoba tregtarëve. 53-vjeccari është edhe vëllai i anëtarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër Mustafa Licit.

Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona për vrasjen në Shkodër, e cila vjen vetëm disa javë pas vrasjes së ish Policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndocit. 

Nuk përjashtohet mundësia që vrasja e Licit të ketë lidhje edhe me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës. Muajt e fundit Shkodra është tronditur nga vendosje tritoli, vrasje dhe atentate të ndryshme, shkak dyshohet se mund të jenë përplasjet mes bandave.

Rrugica ku u gjend një makinë duke u djegur, dyshohet e autorëve



 

Lulzim Kulla

Njoftimi i policisë:

Shkodër 

Informacion Paraprak

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër. 

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve 

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën