Shkodër/ Vrau motrën për 4 mijë euro, vëllai vrasës braktiset nga familjarët në seancë, Gjykata e lë në burg

SHKODËR- Fabian Vukaj, 55-vjeç, është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e motrës së tij, Diana Vukaj, 58-vjeç. Gjyqtarja Irida Kaceri ka pranuar kërkesën e prokurorit Ermir Lelcaj, teksa 55-vjeçari ishte i vetëm në seancë, i braktisur nga familjarët. Shkak për këtë krim të rëndë janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobileve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij pasi luante bixhoz. 

Mes konflikteve të vazhdueshme që kulmuan pak ditë më parë, autori në gjendje të dehur, qëlloi 4 herë me armë zjarri motrën e tij të madhe, Diana. Ajo që e bën më tragjike këtë vrasje është se 55-vjeçari pasi e ka vrarë e ka lënë trupin e saj të pajetë në krevat për më shumë se 3 ditë. Kanë qenë fqinjët ato që pasi nuk kanë parë Dianën në lagje, që kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur nga Gjermania, kanë njoftuar policinë. Efektivët, pas telefonatës e pas kontrollit në banesë në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër, gjetën të pajetë në krevat 58-vjeçaren.

Autori, një njeri i alkoolizuar, pas vrasjes me gjakftohtësi ka marrë në celular agjensinë imobiliare për të anuluar porosinë, që u bë shkak për vrasjen tragjike. Ai ishte i papunë dhe ishte Diana që e ndihmonte ekonomikisht duke i sjellë çdo muaj rreth 300 euro, por kjo nuk i ka mjaftuar 55-vjeçarit, duke vrarë dorën që “i jepte bukë”.

Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30. Fabian Vukaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, teksa në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja pistoletë 7.62  mm dhe arma e krimit me një krëhër me 4 fishekë dhe një fishekë në fole. Gjithashtu në banesën e 55-vjeçarit në lagjen ‘3 Heronjtë’ u gjet edhe një krehër pistolete zastava  pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku.

1623054301_dianavukaj.jpg

Viktima Diana Vukaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Vrau motrën, Gjykata lë në burg vëllain vrasës në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Fabian Vukajn.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës