Shkodra 'mbretëri' e kanabisit, në 
Vlorë e Kurbin mbillet rreth shtëpisë

Shkodra 'mbretëri' e kanabisit, në <br />Vlorë e Kurbin mbillet rreth shtëpisë
Me mijëra janë rrënjët e kanabisit që vijojnë të zbulohen nga Policia e Shtetit në aksionin e gjerë kundër kultivimit të drogës. Ndërsa vitin e shkuar (në 2014) aksioni nisi në Lazarat, që shënoi edhe ndërhyrjen e parë të policisë në fshatin e konsideruar “Republika e kanabisit”, ky vit po nxjerr në pah se mbjellja e drogës ka qenë “mënyrë jetese” edhe në zona të tjera. Fshatrat e Shkodrës kanë “surprizuar” në këtë aksion, ku në njoftimet e përditshme të Policisë së Shtetit ‘kryesojnë’ me numrin më të lartë të rrënjëve të zbuluara të kanabisit. Këtë të mërkurë, në fshatin Telumë të Shkodrës policia zbuloi dhe asgjësoi përmes djegies 2566 rrënjë kanabisi të kultivuar në 15 parcela. Policia tha se po punon për të identifikuar dhe më tej arrestuar autorin/ët e këtyre parcelave me drogë.

Kurbin, kishin mbjellë kanabis pas shtëpisë, 2 në pranga
Dy kultivues lëndësh narkotike të lloit Kanabis Sativa janë vënë në prangat e Policisë së Kurbinit. Mehdi Lilaj, 30 vjeç dhe Gëzim Lilaj, 44 vjeç të dy banues në Gjorëm të Kurbin u arrestuan pas një kontrolli të ushtruar nga policia përreth shtëpive të tyre, ku ju gjetën të mbjella 134 rrënjë Kanabis Sativa. Ata e kishin mbjellë lëndën narkotike prapa shtëpive të tyre. Mehdi Lilaj kishte mbjellë 43 rrënjë, ndërsa  Gëzim Lilaj 91 rrënjë të tjera.
Policia asgjesoi në vend me djegie bimën narkotike dhe materialet i kaluan menjëherë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin  për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Edhe në Tepelenë, në fshatin Veliqot, policia gjeti 1102 rrënjë bime narkotike kanabis të mbjella në katër parcela. Droga ishte kultivuar në bahçen e një shtëpie të pabanuar të 39-vjeçarit me inicialet I.Xh, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në këto parcela. Gjithashtu filloi procedimi  penal në gjendje të lirë për kryeplakun  e fshatit Veliqot 53-vjeçarin me inicialet K. Zh, 53 vjeç për shpërdorim detyre.
 
Ndërsa në një fshat të thellë të Vlorës, Sherishtë, banorët kanë zgjedhur kultivimin e drogës në bahçen e shtëpive të tyre. Policia arrestoi babë e bir, Lefterin 74 vjeç dhe Adriatik Liçajn 43 vjeç pasi në bahçen përreth shtëpisë së tyre kishin mbjellë 53 rrënjë kanabisi të cilat u asgjësuan me djegie.
 
Po ashtu filloi procedimi në gjendje të lirë për dy banorë të tjerë të këtij fshati. Në oborrin e banesën së F. Muametit 46 vjeç policia zbuloi 5 bimë narkotike në lartësitë 30-120 cm. Në bahçen e shtëpisë së H. Sejdirajt, 52 vjeç u gjetën 25 bimë narkotike 110-130 cm.
 
Kultivuesit zgjedhin zona të thella për të mbjellë lëndën narkotike, e në shumicën e rasteve parcelat janë zbuluar përmes informacioneve në rrugë operative apo kontrolle me helikopterë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend