Si heronj janë pritur në Shkodër futbollistët e Vllaznisë të cilët fituan Kupën e Shqipërisë me rezultatin 2-1 kundër Laçit. Në qytet festa për këtë arritje ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Entuziazmi ishte i madh për shkak se ky është sezoni i dytë radhazi që arrihet ky objektiv, ndërsa me fitimin e Kupës Vllaznia siguroi edhe kualifikimin në Kupat e Europës.
“Tifozët e Vllaznisë janë të veçantë dhe unë jam një ndër ta. Jan lojtarë ynë i 12 dhe ne kemi shumë nevojë për ta. Shpresoj që e kemi justifikuar besimin e tyre,”-u shpreh Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.
“Urime pafund për këto djem të mrekullueshëm që na falën këto emocione të jashtëzakonshme sonte për të gjithë shkodranët që ndodhen jo vetëm në qytet, por në të gjithë botën,”-deklaroi Bardh Spahia, kryebashkiak i Shkodrës.
“Fitimin e Kupës ia dedikoi edhe paraardhësve të mi, qoftë Elvisit, qoftë Plorit, por edhe Brdaric,”-tha Mirel Jose, trajner i Vllaznisë.
“Është një emocion i paparë sepse në këtë qytet nëse fiton çdo vit nuk është monoton, por çdo vit bëhet gjithmonë e më bukur,”-deklaroi Mevlan Adili, futbollist i Vllaznisë.
Në sheshin para bashkisë përveç koreve dhe këngëve mbështetëse pati edhe fishekzjarre.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.9%
-
Pak
9.4%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1207
Lajme të tjera
-
Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë
23 Prill, 11:00
-
Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës
23 Prill, 10:53
-
Jo vetëm Tirana, tre klubet shqiptare me merkaton e bllokuar nga FIFA
23 Prill, 10:43
-
Malësi e Madhe, banesa dy katëshe u kthye në laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
23 Prill, 09:55
-
Në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri, i sekuestrohen pasuritë Klodian Ndogajt! Mes tyre biznesi me vlerë 500 mijë euro
22 Prill, 12:14
-
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm
21 Prill, 12:57
-
Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë
21 Prill, 10:43
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Shkodër, po riparonte apartamentin, 40-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i pallatit
20 Prill, 13:33
-
Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)
20 Prill, 10:28
-
Shkodër, i lagu me benzinë dhe i vuri flakën tre makinave, autori arrestohet një vit më pas (EMRI+VIDEO)
20 Prill, 10:19
-
Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit
19 Prill, 15:22