Shkodra, si ilustrim i 'planit opozitar' kundër COVID 19

Shkodra, si ilustrim i 'planit opozitar' kundër COVID 19

Pamje nga Shkodra nga ditët e para pas shtrëngimit të masave, ku nuk u zbatuan plotësisht

Sot Shkodra përmbysi kurbën e pandemisë në Shqipëri, duke shtuar 12 raste brenda ditës, aq sa kanë qenë tre ditë më parë në gjithë vendin. Sipas datës që u është shfaqur sëmundja, i bie që ata janë pjesë e atyre paradave që bëheshin në Shkodër, një javë pasi ishte vendosur gjendja e karantinës.

Përveç disa mjekëve të përgjegjshëm shkodranë, askush nuk u mobilizua të bindte qytetin, se karantina nuk ishte pjesë e programit të Partisë Socialiste, por një manual lufte i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tregjet plot, shëtitorja plot me njerëz me biçikleta, dhe asnjë thirrje e përgjegjshme së paku nga kryetarja e Bashkisë në detyrë, e cila rri në zyrë për inat të Edi Ramës, por lë dhe qytetarët të shëtisin drejt vdekjes, po për inat të Edi Ramës. Pastaj, si “qershia mbi tortë”, një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga Shkodra, që darkave bën shaka një herë në javë në ekran dhe ditën bën shaka me jetën e qytetarëve, e shpalli karantinën diktaturë të Edi Ramës dhe vendosi ta thyejë për të frymëzuar Shkodrën.

As Lulzim Basha dhe Sali Berisha, që kanë marrë rolin e “Kasandrës” çdo ditë, nuk u bënë thirrje demokratëve të bastionit të tyre të mbylleshin në shtëpi.

Tani i dëgjoj orë e minutë në përpjekje për të qenë protagonistë në historinë e menaxhimit të situatës.

Ky është një banalitet që më shumë u humbet kredibilitetin dhe ashtu të rrënuar, se sa i bën protagonistë.

Një ditë thonë se Edi Rama po bën çfarë thotë opozita, një ditë thonë Edi Rama nuk bën asgjë nga ato që thotë opozita. Një ditë thonë që duhet të mos përhapim panik, sot të dy, “babë e bir”, kanë shpikur se qeveria po fsheh vdekjet. A thua se qeveria rrëzohet po tregoi kush vdiq.

Këtu Edi Rama po na tmerron me vdekjet në Nju Jork e Itali e jo më me vdekjet tona këtu brenda, që mezi pret të na i tregojë, që të rrimë në shtëpi.

E vetmja mundësi institucionale që opozita të jetë pjesë e këtij procesi, qoftë dhe në mënyrë simbolike, është t’i ofrojë Qeverisë një personalitet të mjekësisë në emër të saj dhe ta bëjë pjesë të Komitetit Anti-covid19, dhe roli i tij të jetë si garant i transparencës për opozitën.

Kaq ka sens. Të tjerat janë protagonizma qesharake, të cilat me thënë të drejtën, nuk është se i prishin planet apo punët Qeverisë në këtë betejë, por krijojnë pritshmëri të ndryshme në terren, duke ua bërë shqiptarëve më të vështirë përballimin e situatës.

Rasti i “shkëlqyer” që e tregon këtë është Shkodra. Aty opozita ka ndikim absolut politik dhe mund të shkëlqente në rolin e saj konstruktiv, duke u thënë qytetarëve qëndroni brenda dhe zbatoni rregullat. Aty e besojnë opozitën dhe Sali Berishën. Por duke dëgjuar atë, të gjithë e kanë konsideruar planin e Qeverisë, si plan për të vrarë shqiptarët, siç e quan Sali Berisha. Dhe normal me mendtë e  Sali Berishës e Lulzim Bashës, e refuzuan atë.

Sot u shfaqën pasojat e para të kontributit opozitar në këtë histori. Lusim zotin, mos të ketë pasoja të tjera ky “kontribut”. Se është kollaj të flasësh për ata që dëgjojnë këshillat e Qeverisë dhe të shpikësh fakte. Problemi është si t’ia bëjmë këtyre që mendojnë se duhet dëgjuar opozita dhe përfundojnë nga 12 në ditë në spital./tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder20: 07/04/2020 00:30

    Shkodren e ka ekzekutu Enveri. Ca pritni ma mbas 60 vjetesh tan sigurimsat e ben shkodren e sotme e tere shqiperin. Ateher kishte nje parti komuniste sot ka 30 parti komuniste. Shkodranet si gjen ma aty se kan opsione me te mira se sa me jetu me hiena

    Përgjigju
  • Dangellia: 04/04/2020 10:37

    Shkodra me demek antikomunist me dy prill i vrau saliu u futi gjak marjen per tridhjet vjet po tani po cfar popull ""djep i kultures"" qe eshte vazhdoni keshtu

    Përgjigju
  • Mond: 04/04/2020 02:16

    Problem ke gjithmon me mendimin ndryshe ju qe bete kete artikull...po harroni se ato 2 familje dolen te infektuar per faj te shtetit qe ka kohe qe nk ekziston ne shkoder... ne fakt nuk ka ekzistu as perpara

    Përgjigju
  • Lui: 04/04/2020 00:01

    Aman, fakti qe shkodranet e mbajne veten per antikomunistet e diteve te para dhe kane votuar 30 vjet PD te drejtuar nga nje ish sekretar partie shpjegon se sa popull kontrovers eshte dhe pa bosht inteligjence.

    Përgjigju
    • Lui: 04/04/2020 09:12

      Mondi deputetet vetem sa ngrejne problematikat, por vendimmarrja per permiresimin e jetes sociale-kulturore eshte e bashkise.

    • Mondi: 04/04/2020 02:13

      Harroni qe ne shkoder e majta ka 6 deputet ne 2 palo zgjedhje

  • Zall i Kirit: 03/04/2020 23:23

    Voltana lavirja e ka mendjen ke hajdari jo te qytetari

    Përgjigju
  • Shkodrani: 03/04/2020 22:58

    E keni gabim,Shkodra veproi dhe vepron ne liri sepse shteti dhe policia nuk ekzistojne.Shteti nuk investon ne asgje dhe policia ben gjoja se punon.Neve e shohim cdo dit indiferencen e plote te policise dhe te qeverise.Tani mos na thot Edi qe fajin e ka Voltana se ai vet ja la Shkodres prap Voltanen dhe keshilli bashkiak tersisht socialist po i ndan bashk me Voltanen tenderat.Informoju zoti Baze cfar pislleku ben keshilli bashkiak me Voltanen dhe cfar indiference te plote ka qeveria ndaj Shkodres.Mjafton te kujtosh qe partia socialiste nuk ka as strukture ne Shkoder.Policia dhe ushtria jan pjes e qeverise dhe vetem me fukarenjt merret.Zbrit ne terren dhe shiko mungesen e plot te shtetit ne Shkoder dhe mos fajso per cdo te keqe vetem opoziten se gjith nje mut jan

    Përgjigju
    • tori: 06/04/2020 05:35

      Shkodrani im: mos fol ne hava.Merr buxhetin e bashkis e krahasoje ne vite e do shikosh rritjen e buxhetit.Ti ma mire se un e din:kush e vodhi shkodren(ajo I din me emra)kush e dogji ate ne 90 e ne 1997.Pse ndodhi levizja e jashtezakoneshme demografike e aasahkodres?Pse iken familjet e vjetra qytetare te Shkodres nga qyteti?Pse kombinati I drunit per tu ndertu u deshen 10 vite e per ta vjedh e shkatrru?Pse duhen disa here(kjo ndodhe vetem ne Shkoder) duhet te ndertohet e rindertohet e perseri te ndertohet rruga e Velipojes?Pse SHKODRA ka humbe shkelqimin e vet e I asht afru shkatrrimit te saj,ne kohe qe Durresi,Vlora,Korca,Fieri jane para Shkodres ne te gjitha aspektet e vecanarisht at ekonomik?E pra shtetin shqiptare e ka drejtu per ma teper kohe PD e qytetin e Shkodres e ka drejtu vetem PD per 30vite rradhazi.Largimi I Voltanes asht I detyrushem aq sa edhe largimi I PD nga drejtimi I qytetit te Shkodres.Ka ikur koha e te "fortit" qe Dulla I raste ne burg e qe PD tani I stimulon apo mashtron.Kush nuk e din ne Shkoder se fajtore per gjendjen mjerane te Shkodres asht vetem e vetem PD?

    • Tunxh: 04/04/2020 09:26

      Fajin e keni vet! Pikë-vulë-xha Rasul! Bota e tërë karantinohet, nga New York-u në Japoni, çdo qytet e fshat i Shqipërisë dhe aty ku shteti nuk është parë as me dylbi kurse shkodranët për inat të partisë dalin pa respektuar asgjë e asnjë. S'doni shtet, po shteti s'po ju bën të rrini në karantinë. Hani kokën se bosh e paskeni!

  • kirasjani: 03/04/2020 22:22

    Shkodra gjith nje kundra rrymes ka ecur !Shkodra nuk ka polici polici vetem per te grabitur jo per te bo punen qe I takon,ku eshte shteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale