Shkoi për ndeshjet, kapiteni i kombëtares së basketbollit përfundon i karantinuar në Qipro: U habita kur mora përgjigjen, kam 6 ditë i vetëm në hotel

Prej një javë kapiteni i kombëtares së basketbollit Gerti Shima është karantinuar në një hotel në Qipro, aty ku rezultoi pozitiv me covid në prag të ndeshjes. Për report Tv ai tregon se vështirësitë se si është të kalosh covidin larg shtëpisë.

“Pozitiv prej gjashtë ditësh, sot është dita e gjashtë. Normalisht ekipi është kthyer që mbrëmë në darkë në Tiranë, ndërsa unë do vazjdoj të jem i karantinuar këtu deri më 1-2 mars, kur të ma kumonojnë domëthënë. Para se të nisem do të bëj një tampon tjetër sepse më duhet për udhëtimin. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë sic kanë shkuar deri më tani, sepse jam i qetë, përveç lodhjes dhe mërzitjes. Këtu jam në hotel vetëm. Është një hotel që përdoret nga shteti i Qipros për turistët që dalin pozitiv. Ato hospitalizohen këtu. 24 orë ka një inferemier për dike që ka simptoma të tilla,”-tha ai.

I pyetur se si u ndje kapiteni kur kuptoi se nuk do të ndihmonte dot kombëtaren në dy ndeshjet eliminatore Shima u shpreh:

“Përsa i përket dy ndeshjeve më vjen keq sepse kemi zhvilluar një javë intensive stërvitje në Tiranë, dy herë në ditë dhe moment kur mora përgjigjejn e tamponit mbeta i habitur,”-deklaroi ai.

Në fundjavë, pas një periudhe 1-vjeçarë për shkak të pandemisë, do të nisë edhe kampionati i basketbollit ku Shima është pjesë e Tiranës.

“Tirana do të jetë gjithmonë aty ku është, do të luftojë për trofe pavarësisht vështirësive që kemi patur këto dy vitet e fundit do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Objektivi është që të shkojmë sa më lart, të kapim Play-Off dhe final four të Kupës,”-përfundoi Shima.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet