Shkolla e mesme në Berat në kushte skandaloze, bashkia: S’kemi fonde

Shkolla e mesme Babë Dudë Karbunara në Berat është thuajse jasht funksionit të saj, pasi kushte në të janë tërësishtë të papranueshme. Shkolla është rikonsturktuar pak kohë më parë, ndërkohë që tani ajo është e pushtuar nga lagështira. Në lidhje me këtë problem ka reaguar Bashkia e Beratit. N/Kryetarja e Bashkisë shprehet se është bërë projekti, por nuk ka fonde për ta ndërtuar një shkollë të re.

Report TV gjatë paraditës së martë ka transmetuar live problematikën në lidhje kushtet e këqija në shkollën e mesme Babë Dudë Karbunara në Berat. Kjo shkollë është ndërtuar në vitet 60. Por në vitet 2003-2004 është bërë rikonstruksioni total i saj. Ndërkohë që kjo shkollë gjatë fillim të vitit ka shfaqur probleme në strukturën e saj. Në klasa duken qartë që mbizotëron lagështia dhe myku, ku janë prezente në të gjthë ambjentet e shkollës. Suvaja e tavanit bie gjithandej duke rrezikuar jetën e nxënësve. Drejtuesit e shkollës thonë se kanë kërkuar ndërhyrje për riparim.

Llazar Palla, drejtor i gjimnazit, shprehet: “Shkolla nuk ka nevojë vetëm për rehabilitim të ambienteve të brendshme, por të ribëhet nga e para. Kemi filluar të sajojmë mjedise për të bërë mësim”.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar nën kryetarja e Bashkisë Berat. 

Teuta Mucogllava shprehet se jemi në djeni të situatës , për këtë kemi hartur dy projekte të cilat ia kemi paraqitur ministrisë arsimit dhe donatorëve të ndryeshëm.

“Kemi ofruar mjedise pranë një ish konvikti , por kjo nuk është mirëpritur nga drejtuesit e shkollës ku nuk plotëson kapacitetet. Por jemi në pritje të një zgjidhje deri sa të miratohen projekti që i kemi nisur ministrisë arsimit.”

Shkolla Babë Dudë Karbunara edhe pse ka pasur një rikonstruksion total, asjo tashmë është tërësisht e pa pranueshme për të zhvilluar një mësim normal, pasi lagështira po shkakton probleme, si në alergji, por edhe në dëmtim të nxënësve nga copat e suvasë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fejzulla: 28/03/2018 19:36

    O BERATI SHISNI PAK HASHISH DHE RREGULLONJA VET SE NGA RILINDJA MOS PRITNI SE U DOGJ SAJMIR TAHIRI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës