13 viktima me koronavirus! 243 të prekur me COVID- 19 në total (20 raste të reja sot)! 'Shpërthen' virusi në Durrës

TIRANË- Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima me COVID-19, duke e çuar në total në 13 numrin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus. 62-vjeçari nga Durrësi, nuk ia doli të triumfonte në këtë betejë, e ndërsa referuar burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, ai kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese, specifikisht me diabet. 62-vjeçari ka qenë në vetëizolim në shtëpi, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar e për pasojë është dërguar me Urgjencë drejt spitalin Infektiv, ku dhe ka ndërruar jetë.

Një bilanc gjithnjë e një rritje vijon të kenë numri i personave të infektuar, ku ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv 20 raste të reja, nga 145 testime të kryera, në total 243 të infektuar. Një shpërthim të virusit ka pasur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit, me 12 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme, e ndërsa në Tiranë, Korçë, Fier, qytete këto të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve ka pasur një ngadalësim. Më konkretisht, në Tiranë janë konfirmuar 5 raste të reja, Korça dhe Shkodra 1 rast i ri, e ndërsa në Fier 0. 

Në spitali Infektiv janë shtruar 3 pacientë të rinj të konfirmuar pozitiv duke çuar në total në 77, në këtë godinë kapaciteti i së cilës është 120 shtretër. Nga këta, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bën me dije se 8 prej tyre janë në terapi intensive, 3 nga këta janë të intubuar e ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” ka një pacient të shtruar, bëhet fjalë për të renë e cila u operua nga apandesiti.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë  129 raste
Durrës 26 raste
Fier 23 raste
Korçë  15 raste
Shkodër  8 raste
Vlorë 5 raste
Lezhë 5 raste
Elbasan 5 raste
Krujë 5 raste
Lushnje 4 raste
Kavajë  4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 3 raste
Rrogozhinë  2 raste
Mirditë  2 raste
Has 2 raste
Berat 1 rast

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos i drejtohen menjëherë spitali, por të telefonojnë nënumrin e Urgjencës 127, në rast se kanë simptona dhe në linjën e gjelbës 0800 40 40 për çdo pyetje. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19", njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Dymbëdhjetë rastet e reja me COVID-19 në Durrës, njëmbëdhjetë prej tyre anëtarë të një familje

Në njoftimin e bërë sot nga Ministria e Shëndetësisë Durrësit i janë shtuar 12 raste të reja që kanë rezultuar pozitiv me koronavirusit. Sipas burimeve 11 nga 12 rastet janë pjestarë të një familje. Kjo familje banon në Spitallë të Durrësit, ndërsa deri më tani gjendja e të infektuarëve është e mirë. Rasti tjetër nuk ka të bëjë me 11 pjestarët e kësaj familjeje të infektuar.

Ora 13:05
Një infermiere rasti i ri në Mirditë, bashkëshortja e punonjësit të spitalit që rezultoi pozitiv me COVID-19

Qarkut të Lezhës i është shtuar edhe një rast tjetër me COVID-19, duke e çuar në shtatë numrin e të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar pozitiv me ketë virus një infermiere e spitalit të Mirditës e cila është bashkëshortja e punonjësit të administratës së spitalit, i cili rezultoi të dielën i infektuar me covid-19. Ndërkohë janë izoluar të gjithë personat e kontaktit të dy të prekurve në Mirditë, mes të cilëve dhe personeli mjekësor dhe për çdo rast që shfaq simptoma do t'iu bëhet menjëherë testimi, për të parë nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Sipas burimeve të 7 personat e infektuar me Covid-19 në qarkun e Lezhës ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pa rrezik për jetën. Gjithashtu po mbahen nën monitorim të gjithë personat e kontaktit të të infektuarve me qëllim që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit në komunitet.

Ora 11:47
Një rast i ri në Korçë, kontakte me çiftin e moshuar me COVID-19

Një rast i ri është regjistruar në qytetin e Korçës. Burime për Report Tv konfirmojnë se është person kontakti me çiftin e konfirmuar ditën e djeshme me koronavirus. Gjendja e tij është e stabilizuar është duke u trajtuar në kushte shtëpie.

Ora 11:46
Rasti i ri në Shkodër një 19-vjeçar, pati kontakt me të afërmin e tij të prekur me COVID-19

Rasti i ri në Shkodër është një 19-vjeçar, duke vërtetuar edhe një herë, se të rinjtë nuk janë të paprekshëm. Ai është person kontakti 35-vjeçarin e konfirmuar më herët me COVID-19, më konkretisht nip i tij. Nga 8 rastet, 6 janë nga e njëjta familje.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjani: 31/03/2020 13:57

    Ore ju, ku e gjeni te kjo live 256 te infektuar shikoje grafikun. 243 jane

    Përgjigju
  • Ajo: 31/03/2020 12:16

    Pra, vdekshmeria nga covid-19 ne Shqiperi per 1 milione banore eshte 5, me e larta ne Ballkan. Ka 3 jave qe ka izoluar gjithe vendin, dhe ja ka marre frymen ekonomise. Nderkohe nis mjeke ne Itali dhe ben show. Nuk e di dmth me kete lartmadherine tone.....

    Përgjigju
    • lila: 31/03/2020 21:45

      rri ne shpi dhe mos bej llafe ti se ne Amerike po behet nami

    • Bledi: 31/03/2020 15:24

      Po cfare staticiene e papare je o “Ajo”. Jam i sigurt qe ke punuar ne institutin e statistikave ne kohen e sales hatehere kur ja kalonik gjermanise me rritje ekonomike. Hahaha. E para nuk jemi 1 mil banore dhe e dyta vdekshmeria llogaritet mbi personat e prekur oj ekonomiste leshi.

  • Shkodrani: 31/03/2020 11:27

    Prej kategoriet nuk biem,asht e sigurt. Per inat te Voltanes.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 31/03/2020 11:24

    Ne Durres do ket edhe me shum sepse shoqerit qe kane call center vazhdojne punojne madje duke i thene puntorve o hajdeni ose nuk keni per te punuar me kurre. Ne lek kot nuk japim kjo eshte fraza e tyre z. Kryeminister

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale