5 viktima me COVID-19! 146 të infektuar, preket edhe Kruja! 17 të shëruar, 3 të intubuar në gjendje të rëndë (VIDEO)

TIRANË- 23 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus, e ndërsa hartës së qyteteve të prekura i është shtuar edhe Kruja me një rast. Në total  nga 1041 të realizuara që kur është konfirmuar pacienti zero, kanë rezultuar pozitiv 146 qytetarë, 5 prej të cilëve kanë humbur jetën. Teksa 17 janë shëruar, lufta bëhet më e vështirë për 3 pacientë të shtuar në Urgjencën Infektive të cilët janë të intubuar (frymëmarrje me anë të aparaturave) dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Korça ka njohur një përhapje të shpejtë të koronavirusit, duke shkuar në 11 qytetarë të infektuar dhe renditur kështu e treta në hartën e qyteteve më të prekura me koronavirus, pas Tiranës me 83 të prekur dhe Fierit me 14. Edhe në Lezhë, ditën e sotme janë konfirmuar 3 raste të reja brenda 24 orëve, 2 të tjera në Shkodër. 

Skenari i hapjes së spitalit të dytë për COVID-19, që është parashikuar te "Sheqfet Ndroqi" duket se do të vihet shumë shpejt në zbatim, pasi tek Infektivi ka arritur në total 72 pacientë të shtruar, nga 120 shtretër që janë dispozicion në këtë godinë. Përvçe 3 të infektuarve që janë të intubuar dhe një tjetri në terapi Intesive, zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri në këto momente.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë 83 qytetarë
Fier 14  qytetarë
Korcë  11 qytetarë
Durrës 9 qytetarë
Vlorë  5 qytetarë
Lushnje 4 qytetarë
Kavajë 4 qytetarë
Lezhe  4 qytetarë
Elbasan 3 qytetarë
Shkodër 3 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Has 2 qytetarë
Berat  1 qytetar
Krujë  1 qytetar

Shifrat: 1041 teste të kryera në total që nga konfirmimi i rastit të parë, 5 viktima! 17 të shëruar. 146 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 9 prej të cilëve personel mjekësor, një në Durrës (kontakti me viktimën e parë) 8 të tjerë spitali "Shefqet Ndroqi". 72 pacientë të shtruar tek Infektivi në QSUT. Tirana qyteti më i prekur, me 83 të infektuar. 

Ministria mbyll deklaratën me apelin për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos drejtohen direkt në spital nëse shfaqin simptomat, por të telefonojnë në numri e urgjencës 127.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Dy fëmijë 3 dhe 13-vjeç mes 146 të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Report Tv mëson se mes 146 personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri janë edhe dy fëmijë, një i moshës 3-vjeç dhe një tjetër 13-vjeç, pa simptoma, ndërsa ndodhen në shtëpi në karantinë.

Ora 13:17
Efektiv kundër koronavirusit?!/ Rakacolli: Disponojmë ilaçin kundër malarias! Në total kemi 200 respiratorë

Ilaçet që janë përdorur si kurë për të trajtuar malarian, janë efektive edhe për trajtimin e koronavirusit dhe Shqipëria i disponon në rezervat e saj. Një fakt i tillë është konfirmuar nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.  

"Infektivi në protokollin që ka bërë e ka të përdorur medikamentin antimalares. Patjetër që stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri edhe tani", tha Rakacolli.

Ndërkohë, ka bërë me dije se në Shqipëri, duke përfshirë edhe ato të spitaleve private, janë gjithsej 200 respirator dhe pritet të vijë një sasi tjetër nga jashtë.

Ora 13:02
Rakacolli: I kemi kërkuar ndihmë Kinës që të na sjellë mjekë me eksperiencë

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se shteti shqiptarë i ka kërkuar ndihmë për mjekë Kinës, si një vend me eksperiencë që mund të na ndihmojë vendin në këtë periudhë të vështirë.

 "Ministria e shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për  të sjellë mjekë me eksperiencë", tha Rakacolli.

Ora 12:58
Rakacolli: Përveç kreut të Urgjencës Skënder Brataj, nuk ka asnjë mjekë të prekur te Infektivi! (VIDEO)

Në Urgjencën e Infektivit, përveç drejtorit Skënder Brataj, nuk ka persona të tjerë të infektuar. Kështu bën të ditur zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo bën me dije se edhe gazetarët që do konsiderohen si persona të ngushtë kontakti me Bratajn, do t'i nënshtrohet testimit.

"Për rastin e Zotit Skënder Brataj është duke u zhvilluar një hetim epidemologjik i hollësishëm, nëse do të konsiderohen persona të ngushtë të kontaktit patjetër që do t'u bëhet. Por që të quhesh kontakt i ngushtë ka disa rregulla që janë përcaktuar nga hetimi epidemologjik. Deri më tani nuk ka persona të tjerë të infektuar në Infektiv", tha Rakacoli.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se mjekët që punojnë në vijën e parë të luftës me koronavirus nuk janë testuar në masë secili prej tyre, pasi deri më tani askush nuk ka shfaqur simptoma. Është e kotë, vijon Rakacolli, testimi kur nuk shfaqen shenja, pasi sot mund të rezultojnë negativ e ndërsa të nesërmen pozitiv.

"Presupozohet që mjekët që punojnë në vijën e parë, përdorin mjete mbrojtëse që janë efikase. Por kur ka dëmtuar masën mbrojtëse dhe ai dëshiron ta bëjë patjetër do i bëhet testi, edhe nëse shfaq simptomat. Testimi masiv nuk mund të bëhet kur nuk ka asnjë simptomë, pasi sot mund të rezultojë negativ, nesër mund të bëhesh pozitiv", përfundoi Rakacolli.

Ora 12:06
Dyshohen si të prekur, dhjetë teste për mjekë dhe infermierë në spitalin e Shkodrës

Në Shkodër fatkeqësisht ekziston mundësia që 10 persona të personalit mjekësor të jenë të prekur me koronavirus. Sipas burimeve bëhet fjalë për mjekë dhe infermierë të cilët dje kishin kontakte me pacientin pozitiv nga Puka, i cili po trajtohej në këtë spital. Para pak çastesh janë marrë tamponët e personave të dyshuar në spitalin rajonal.

Ora 12:05
Dy raste të reja në Korçë, njëri polic! Kishte ardhur nga Greqia, ishte në vetëkarantinim

Dy janë rastet e reja në qytetin e Korçës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për një punonjës policie, me histori udhëtimi nga Greqia. Ai është vetakarantinuar, ndërkohë që mësohet se nuk ka qenë në punë pas ardhjes nga shteti helen, teksa pas testit familjarët e tij kanë rezultuar negativ. Personi tjetër i prekur nga Korça sipas burimeve mësohet se është një i moshuar 73-vjeç i cili ka pasur kontakte me çiftin e te moshuarve, që kanë rezultuar pozitiv më herët.

Ora 11:56
Mjekja dhe sanitarja e spitalit, dy nga tre të infektuarit në Lezhë kontakte me rastin e djeshëm

Ditën e sotme u konfirmuan tre raste të reja me koronavirus në Lezhë nga ku burimet konfirmojnë se bëhet fjalë për një sanitare, një infermiere dhe një qytetar. Bluzat e bardha të Lezhës kanë patur kontakt me rastine  konfirmuar ditën e djeshme, ndërsa për qytetarin ende nuk dihet historiku. Në një 24 orët e fundit në Lezhë janë bërë gjithsej 17 testime.

Ora 11:42
Pas rëndimit të situatës testi i dytë e nxorri pozitiv, rasti i pestë në Vlorë me historik nga Lombardia (VIDEO)

Ditën e sotme një grua rreth 70 vjeç nga fshati Poro rezukton pozitive me COVID-19 në Vlorë. Në total shkon në pesë numri i personave të prekur në Vlorë. Rastet janë të veçuara nga njëra-tjetra. Mësohet se gruaja së bashku me bashkëshortin kanë ardhur në datë 8 mars nga Italia, konkretisht nga zona e Lombardisë në afersi të Milanos ku edhe mësohet se kanë të afërm. Janë mbajtur nën vëzhgim nga institucionet e shëndetësisë në Vlorë.

Pak ditë më parë kanë telefonuar 127, por nuk kanë patur shenja të rënda dhe kane rezultuar negativ. Kanë telefonuar sërish 127 ditën e djeshme, pra të martën. Nga përsëritja e testit ka rezuktuar pozitiv gruaja 70 vjeçe, ndersa burri negativ. 70-vjeçarja është transportuar drejt Tiranës në spitalin infektiv pasi është marrë me ambulancë në banesë. Gjatë ditës së sotme është kryer edhe dizifenktimi i banesës dhe fshatit ndërsa burri është urdhëruar të qëndrojë në karantinë.

Ora 11:22
I infektuari i 9 me COVID-19 në Durrës, punonjës në Polici, stafi negativ

I infektuari i sotëm në Durrës që e çon në 9 numrin e të prekurve me COVID-19 në këtë qytet, punon në drejtorinë e policisë së qytetit tek burimet njerëzore. Ai ka 15 ditë i izoluar, dhe sipas burimeve nga policia nuk ka burim vatre për përhapjen e koronavirusit. Kjo, pasi rasti është kapur në kohë, dhe të paktat kontakte që ka pasur me stafin në drejtorinë e Policisë, i janë nënshtruar testit dhe kanë dalë negativ.  

Ora 11:15
I infektuari i parë në Krujë me COVID-19 10 ditë më parë shkoi në urgjencën e Fushë-Krujës, i nënshtrohen testit edhe stafi mjekësor

I infektuari i parë në qytetin e Krujës me COVID-19 është një burrë rreth 60 vjeç. Ai është paraqitur prej afro 10 ditësh në urgjencën e qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës ku ka marrë mjekim me antibiotikë për gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhej.

Ditën e djeshme i është marrë tamponi, dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pritet që tamponit t'i nënshtrohen stafi i urgjencës së Fushë-Krujës që kanë pasur kontakt me të infektuarin.

Deri më tani, asnjë pjesëtar i stafit mjekësor nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes. 

Sipas burimeve konfidenciale dyshohet që burri të jetë infektuar nga mbesa e kthyer nga Italia.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • putin..: 25/03/2020 15:15

    SHIKOJE O KRYEMINISTER SE C'FARE SPITALI KA SHKODRA QYTETI ME I MADH NE VERI TE SHQIPERISE,,,,SI KACOLLE ,,,TE RENTE KANCERI MU NE GRYKE MOR JEZIT......

    Përgjigju
    • Aaaaaaa: 25/03/2020 23:51

      Avashhhhhh .... mor ta marsha ju jena e me pd ... pse sua beri pd ne 20 vjettttt???? Te fala nga vloraaaa dhe mos dil jasht se eshte korona

    • tju rroj voltana: 25/03/2020 23:05

      edhe jezit edhe putin??sikur nuk shkojn more leshko,tju rroj voltana qe e keni 30 vjet aty thuaj.e keni me mire aty te mbyteni cdo vit dhe te semureni sesa te zhdukni voltanen,por qe te zhdukni voltanen duhet te beheni njerez dhe te hapni syte se jeni bere qorra dhe shurdher

  • ymeri: 25/03/2020 15:13

    JEP DOREHEQJEN ,,,, BASHKE ME fico,,,,njerez te peshtire e te paafte,,,duam mjeke nga kina ,,,po ju per c'fare jeni ,,,,MJEKE LESHI,,,,JU JENI PER TE DHENE ASPIRINA E PER TE MARRE RROGEN....

    Përgjigju
    • mjeket e plepave: 25/03/2020 23:07

      ku ka mjek o leshko??mjeket qe u ben mme kurse nga 6 muaj i thua mjeke ti??eshte e veeshtir te behesh mjek ashtu sic eshte shume e veshtir te mendoni ashtu sic duhet ju plehra qe doni mjeke me buton dhe kur i vin veza nuk u bekan ata qe i bet mjek per 6 muaj.

  • Ana: 25/03/2020 12:05

    Po semuren shum mjek duhet qe cdo njeri qe vjen ne spitale mjeket te mos e presin pa maska e doreza ndryshe do ket me shum te infektuar nga radhet e mjekeve, ku do kurohemi pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë